Në maj të vitit 2017, qeveria miratoi rritjen në 24,000 lekë të pagës minimale, mirëpo përmes një vendimi të marrë nga Këshilli i Ministrave ditën e sotme, është vendosur që paga minimale të rritet sërish me 2000 lekë.
Pra, duke e çuar nga 24,000 – 26,000 lekë për 174 orë pune në muaj.
Siç mund ta lexoni, në deklaratë thuhet se:
– Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, do të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë;
– Paga bazë minimale mujore do të jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës;
– Paga bazë minimale orare do të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë;
– Shtesat me karakter të përhershëm do të jepen mbi pagën bazë.
Ky vendim hyn në fuqi pas datës 1 janar të 2019-s.
Burimi: Top Channel