Ditën e djeshme u duk sikur Ashley Benson e pranoi me gojën e saj se është në një lidhje me Cara Delevingne. Komenti ‘e imja’ në një foto të modeles u bë virale dhe të gjithë menduan se më në fund dyshja po del hapur.
Por, duket se nuk ka qenë ajo e cila ka lënë një koment të tillë në foton e mikeshës së saj. Instagram-i i saj ishte i vjedhur.
“Kur je duke fluturuar dhe s’ke WiFi, zbulon që të kanë vjedhur Instagram-in.”- shkruan ajo duke e shoqëruar me ikonat që shihni në foto.
Pasi ja ka dalë ta rimarrë përsëri llogarinë e saj, komenti është fshirë menjëherë nga profili i Cara Delevingne.
Kjo do të thotë se jemi sërish në pikën zero. As njëra as tjetra nuk kanë pranuar se janë në një lidhje. Janë fotografuar, janë parë duke u puthur, duke u shoqëruar shumë me njëra tjetrën, por siç duket ende s’janë gati për të na thënë diçka.