Së shpejti, kushdo student mund të aplikojë për të studiuar Shekncat e Ushqimit dhe të Ushqyerit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Programi synon të përgatisë nutricionistët dhe dietologët e ardhshëm të vendit.
“Ne ofrojmë jo vetëm edukim mbi ushqimin, por edhe mbi pasojat që ka ky ushqim te konsumatori,” tha Kapllan Sulaj, pedagog në UBT për Top Channel.
Të diplomuarit në këtë degë mund të punojnë në institucione private, të vetëpunësohen ose në institucione shtetërore si Agjencia e Kontrollit të Ushqimit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, etj.
Kjo është dega e parë e këtij lloji që hapet në Shqipëri dhe si e tillë, tregu i punës nuk është i mbisaturuar me nutricionistë dhe/ose dietologë.