Showbiz

Tha se ishte mosmirënjohës: Këngëtari grek i kundërpërgjigjet Rozana Radit

Tha se ishte mosmirënjohës: Këngëtari grek i
Foto: Sany, Rozana Radi/ KlanTv/ VizionPlus

I ftuar në "Living Day" në Vizion Plus, këngëtari grek, Sany, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Rozana Radit në "Goca dhe Gra", ku ajo e quajti mosmirënjohës dhe e akuzoi se kishte shfrytëzuar imazhin e saj për koncertet e tij në Shqipëri. Si fillim, Sany konfirmoi se dyshja nuk kanë më komunikim:

"Nuk u kushtoj shumë rëndësi fjalëve apo komenteve negative te njerëzve, por është e vërtetë që nuk flasim më. Së pari, sepse pas fitores në këtë festival, Rozana u fut menjëherë në një reality."

Më tej, Sany tregoi se akuza e Rozanës për mosmirënjohje nuk vlente për të:

"Nuk më pëlqen të flas për këtë kur personi tjetër nuk është prezent. Sigurisht që mund të përgjigjem për diçka që dikush ka thënë kur unë s'kam qenë i pranishëm. Unë nuk mendoj që kam qenë mosmirënjohës dhe kjo është treguar në të gjitha postimet e mia në rrjetet sociale."

Sa i përket shfrytëzimit të imazhit që pretendoi Rozana, Sany shpjegoi se ishte një incident që ndodhi vetëm një herë:

"Ky incident ka qenë vetëm një rast, një biznes që më ftoi për të kënduar mori foton e të dyve ne, por shënoi vetëm emrin tim me të madhe. Nuk e bëra as unë, ku qëndron problemi këtu? Dhe sikur ta bëja unë, do e përdorja foton e të dyve ne, kemi një këngë bashkë."

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Greek singer responds to Rozana Radi

Tha se ishte mosmirënjohës: Këngëtari grek i
Photo: Sany, Rozana Radi/ KlanTv/ VizionPlus

Invited to "Living Day" on Vizion Plus, Greek singer Sany responded to Rozana Radi's statement on "Goca dhe Gra", where she called him ungrateful and accused him of using her image for his concerts in Albania. First, Sany confirmed that the pair no longer communicate:

"I don't pay much attention to people's negative words or comments, but it's true that we don't talk anymore. First, because after winning this festival, Rozana immediately entered a reality show ."

Further, Sany indicated that Rozana's accusation of ingratitude did not apply to her:

"I don't like to talk about it when the other person is not present. Of course I can respond to something someone said when I was not present. I don't think I was ungrateful and that has been shown in all my posts on social media."

Regarding the use of the image that Rozana claimed, Sany explained that it was an incident that only happened once:

"This incident was just a one-off, a business that invited me to sing took a picture of the two of us, but only wrote my name in capital letters. I didn't do it either, what's the problem here? And if I did, I would use the picture of the two of us, we have a song together."