Showbiz

Aludimet se s'flet me Sany-n: Rozana Radi konfirmon zërat & zbulon mosmarrëveshjen mes tyre

Aludimet se s'flet me Sany-n: Rozana Radi konfirmon zërat & zbulon
Foto: Rozana Radi, Sany/ Kënga Magjike

Në "Goca dhe Gra" në Top Channel, Orinda Huta i përmendi Rozana Radit aludimet se nuk flet me këngëtarin grek Sany-n, me të cilin bashkëpunoi në muzikë vitin e kaluar dhe madje fituan "Këngën Magjike". 

Rozana konfirmoi se zërat janë të vërtetë dhe sqaroi arsyen e mosmarrëveshjes mes tyre:

"Vij nga një shkollë arti ku nuk ka as 'i flas', as 'nuk i flas'," nisi ajo të tregonte duke lënë të kuptojë se ndonëse dolën bashkë në skenën e Këngës Magjike këtë vit për të dorëzuar kupën e fituesit, mosmarrëveshja mes tyre ishte e vërtetë.

Më tej, Rozana vazhdoi të tregonte se nuk ka asnjë lloj kontakti me Sany-n, duke e quajtur "mosmirënjohës":

"Unë nuk kam asnjë lloj kontakti. Nuk më pëlqejnë njerëzit mosmirënjohës."

Në fund, ajo shpjegoi se arsyeja e kësaj hatërmbetjeje ishte fakti që, ndër të tjera, Sany ka përdorur imazhin e Rozanës për koncertet e tij:

"U bë 1 muaj, 2 muaj që kisha dalë nga Big-u dhe shikoj veten në një poster koncerti në të cilin nuk merrja pjesë. Domethënë, është përdorur emri im, ata që kanë dashur të dëgjojnë muzikën time, kanë prerë bileta për të shkuar atje."

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Allegations that she doesn't speak to Sany: Rozana Radi confirms the rumors & reveals the disagreement

Aludimet se s'flet me Sany-n: Rozana Radi konfirmon zërat & zbulon
Photo: Rozana Radi, Sany/ Magic Song

On "Goca dhe Gra" on Top Channel, Orinda Huta mentioned to Rozana Radi the allegations that she does not speak to Greek singer Sany, with whom she collaborated on music last year and they even won "Magic Song". 

Rozana confirmed that the rumors are true and explained the reason for the disagreement between them:

"I come from an art school where there is neither 'I speak to them' nor 'I don't speak to them,'" she began to say, implying that although they appeared together on the stage of Këngë Magjike this year to present the winner's cup, the disagreement between them was real.

Rozana further continued to show that she has no contact with Sany, calling him "ungrateful":

"I don't have any kind of contact. I don't like ungrateful people."

In the end, she explained that the reason for this controversy was the fact that, among other things, Sany used Rozana's image for his concerts:

"It's been a month, two months since I left Big and I see myself on a concert poster that I didn't attend. I mean, my name was used, those who wanted to hear my music bought tickets to go there."