
Erik Lloshi, i ftuar në emisionin “Më prit të dielën”, ka treguar një kërkesë të çuditshme që i është bërë, pas vdekjes së Shpat Kasapit, të cilin e kishte jo vetëm koleg, por edhe mik. Ai rrëfeu se pasi kishtë shpërthyer në lot në një emision, pasi ishte i befasuar dhe thellësisht i prekur nga lajmi i trishtë, të tjerë gazetarë kanë komentuar mënyrën se si vajtoi dhe madje, e kishin ftuar në studio për të “shpërthyer në lot”.
“Kur Shpat Kasapi ndërroi jetë, unë dhashë një intervistë në një x kanal dhe gjëja më e shpifur që më ka ndodhur në jetë, kanë qenë komentet që thonin: “Sa bukur qaje”. Prekem shumë për këtë pjesë, për arsye se nuk doja kurrsesi që të bëhej virale (një video e imja) duke qarë. Më thanë gazetarë: “A do vish të qash edhe një herë në studio” dhe unë i kam thënë: “Po, do vij të qaj kur të vdesësh ti, që të bëhem hipokrit”.
Më tej, ai shtoi:
“Është gjëja më e shpifur që dikush të presë të ndodhë një dramë e një skandal (për lajme)”.
View this post on Instagram
Ai u shpreh se këta persona janë treguar hipokritë ndaj Shpatit, pasi nuk panë materialet dhe punën e tij, por skandalet rreth jetës së këngëtarit të ndjerë.
Shpat Kasapi u nda nga jeta në mënyrë të beftë, pas një sulmi në zemër në moshën 40-vjeçare. Vdekja e tij shokoi gjithë opinionin publik dhe në Maqedoninë e Veriut, u shpall një ditë zie (1 dhjetori) në nder të tij, si dhe homazhe për të nderuar të ndjerin.







