#1
Jeni në shtëpinë tuaj dhe papritmas bie një tërmet. Çfarë duhet të bëni?
a) Të qëndroni brenda derisa tërmeti të mbarojë.
b) Të telefononi miqtë dhe familjen dhe t’i paralajmëroni.
c) Si fillim të qëndroni të qetë dhe më pas ta lini shtëpinë sa më shpejt që të mundeni.
d) Varet nga vendi ku ndodheni.
Sipas këshillave të ekspertëve, nëse gjendeni në katin përdhes të një ndërtese ose shtëpie, gjëja më e mirë për t’u bërë është të gjeni rrugën tuaj për të dalë nga ndërtesa sa më shpejt, përpara se lëvizjet më të forta të fillojnë. Ju duhet të mbuloni kokën dhe sytë me duar për të shmangur pësimin e ndonjë dëmtimi, në rast se objektet ose mbeturinat bien nga tavani ose vende të tjera më të larta.
Sidoqoftë, nëse jeni në një ndërtesë, për shembull 10-katëshe, gjëja e parë që duhet të bëni është të ndiqni metod “drop, cover, hold”, pra të uleni, zakonisht poshtë një tavoline, të mbroni kokën dhe të prisni derisa të mbarojnë lëkundjet. Ju gjithashtu duhet të shmangni të qenit pranë dritareve ose objekteve që mund të bien direkt mbi ju.
#2
Jeni duke ecur me makinë dhe shihni se po ndodh një tornado. Ju mund ta shikoni përballë jush, por nuk ju duket se ajo po lëviz. Çfarë bëni?
a) Përpiqem të eci shpejt me makinë, sa të kaloj zonën ku është tornadoja.
b) Eci në drejtim të tornados.
c) Kthehem me shpejtësi dhe vazhdoj të eci në drejtim të kundërt me tornadon.
Një tornado dhe dëmi që ju merrni, varet nga vendi dhe pozicionimi i saj. Gjithashtu, edhe nga drejtimi në të cilin lëviz tornadoja. Nëse është larg dhe po shkon drejt lindjes, ju mund të vazhdoni të ecni, për shembull, drejt jugut.
#3
Jeni duke i dhënë makinës dhe papritur gjendeni mes një shiu të pazakontë ose breshëri të fuqishëm. Çfarë është gjëja më e mirë që duhet bërë në këtë situatë?
a) T’i jap gazit më shumë dhe të mbërrij në destinacion sa më shpejt të mundem.
b) Të ndaloj diku dhe të pres sa të mbarojë e gjitha.
c) Të vazhdoj të eci sikur s’ka ndodhur asgjë, por me dritat e makinës ndezur.
Ekspertët thonë se nëse shiu ose breshri janë aq të mëdha saqë nuk mund të shihni as disa metra para jush, gjëja më e sigurt për të bërë është të gjeni një vend ndalimi ku mund të prisni stuhinë.
#4
Ju po endeni diku në një zonë të shkretë dhe papritmas hasni një gjarpër pranë jush. Çfarë duhet të bëni?
a) Përballem me gjarprin dhe përpiqem ta sulmoj, para se të më sulmojë ai.
b) Ngadalë largohem pa u përballur me gjarprin.
c) Qëndroj tërësisht pezull dhe pres të shoh ç’do ndodhë në vazhdim.
Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të shmangur kafshimin nga një gjarpër është thjesht ta lini atë dhe t’i jepni hapësirë të mjaftueshme, që të mos ndihet i kërcenuar.
Pra, është më mirë të mos mendoni as për t’u përballur me të!
Burimi: Bright Side