Supermodelja Gigi Hadid përdori të gjithë fuqinë e saj fizike për të ndaluar të riun që tentoi ta rrëmbente teksa ajo dilte nga një shfaqje mode në Milano.
21-vjeçarja ndodhej në qytetin italian dhe të enjtën ishte e pranishme në sfilatën e “Max Mara”. Në momentin kur dy motrat Gigi dhe Bella po bënin fotografi me fansat, një djalë u shfaq pas tyre. Ai i ndoqi teksa ato i drejtoheshin makinës dhe më pas tentoi të rrëmbente Gigi-n. Mirëpo, kjo e fundit luftoi me të gjithë fuqinë, duke e goditur me grushte dhe bërryl, në mënyrë që ai ta lëshonte. Nga ana tjetër, motra e saj, bërtiste duke thënë: “Lëshoje!”.
Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë, i riu u largua duke vrapuar ndërkohë që Gigi e ndoqi nga pas për ta arritur. Pamjet e publikuara nga “Daily Mail” tregojnë modelen teksa udhëzon truprojat që ta gjenin kush ishte personi që tentoi ta rrëmbente.
Gigi dhe Bella gjenden në Itali që prej së martës dhe më pas do udhëtojnë për në Nju Jork dhe Londër.