Anabelizim

Të famshmit shqiptarë që panë vdekjen me sy!

Të famshmit shqiptarë që panë vdekjen me sy!

Kushdo që përdor rrjetet sociale, mesiguri që i kanë zënë sytë që faqe të ndryshme, kryesisht memesh, e kanë kthyer në qëllim lajmin e “vdekjeve” të përsonazheve të njohur shqiptarë. I fundit në grackën e tyre ishte Arian Çani.

Të famshmit shqiptarë që panë vdekjen me sy!

“RIP Arian Çani! Mirëmbrëma tokësorë, një lajm i hidhur ka shokuar botën e televizionit dhe jo vetëm. Sot në moshën 50-vjeçare, gazetari dhe prezantuesi karizmatik në Shqipëri, ka ndërruar jetë pas një incidenti në një strip club të Tiranës, i cili ka rezultuar fatal për gazetarin. Nga të pranishmit në vendin e ngjarjes bëhet me dije se i ndjeri, para se të largohej nga kjo formë jete, ka lëshuar një tingull të çuditshëm ‘Pyyyytteehhh”, shkruhej nëpër postimet e rrjeteve sociale.

Aq u desh dhe nëpër portale Çani “pa vdekjen e tij”, i cili reagoi me humor në puntatën e djeshme të “Zonë e Lirë”, duke i falenderuar me sportivitet ata që kishin shkruar letrën e vdekjes. Por jo gjithnjë ka ndodhur kështu.

Të famshmit shqiptarë që panë vdekjen me sy!

Pak kohë më parë, ishte Aida Shtino dhe Agron Llakaj ata që u bënë të vdekur krej papritur. Nga aktori i humorit nuk pati ndonjë reagim, ndërsa ish-moderatorja e “Njerëz të Humbur” reagoi me ironi.

Të famshmit shqiptarë që panë vdekjen me sy!

 “Askush nuk i ikën ndëshkimit të të pafajshmit….besoj se larg a vonë të gjithë ata që të lënduan pa të drejtë, do të vuajnë… Sot në mëngjes sa ngrihem dhe shikoj një lajm që ishte publikuar në “mediat” tona se kisha vdekur. Ngela. Mendova me vete mos kam vdekur jam në Parajsë dhe gjithë këtë skenë po e shikoj andej?…Apo mos jam në ëndërr?…Pickova veten të kuptoja…. Isha në rregull. Pulsi më punonte. Zemra po. Isha gjallë. Po kush e publikoi? Pse?”-shkroi ajo në Instagram.

Këto lajme të rreme për personazhet e njohur po kthehen nga portalet në fenomen; një faqe në Instagram me disa ndjekës poston një “lajm” të tillë dhe gjithçka bëhët virale sa hap e mbyll sytë. Ja për shembull, këngëtari shqiptar nga Kosova, Sinan Vllasaliu, përjetoi “vdekjen” disa kohë më parë.

Të famshmit shqiptarë që panë vdekjen me sy!

Për Stresin gjithashtu qarkulluan lajme se vdiq. S’dihej se nga lindi, se kush e nxori!

Të famshmit shqiptarë që panë vdekjen me sy!

Të mos flasim për “vdekjen” e Sabri Fejzullahut, që revoltoi bashkëshorten e Ermal Fejzullahut, Ariana.

Të famshmit shqiptarë që panë vdekjen me sy!

“Nuk e kuptova në çfarë vendi të tmerrshëm jetojmë. Ku gazetarët e portaleve janë ata që përcaktojnë atë që Zoti se ka bërë akoma. Sot u mbusha nga mesazhe të ndryshme duke më thënë “Ngushëllime për Sabriun”. Gazetarë, që për disa klikime shpifin gjëra që s’janë të vërteta. Doja t’ju tregoj se i madhi Sabri Fejzullahu është shumë mirë...”- shkroi ajo, duke treguar se një lajm i tillë dashur pa dashur prishi qetësinë e gjithë familjes Fejzullahu.

Të famshmit shqiptarë që panë vdekjen me sy!

Një reagim i tillë erdhi edhe nga Adelina Tahiri, që lexoi kudo për vdekjen e të atit.

Të famshmit shqiptarë që panë vdekjen me sy!

Lajme të tilla, të nisura për humor (???) e gallata në Instagram, por jo vetëm, fluturojnë me shpejtësinë e erës dhe duket se asnjë nuk e merr mundimit ta konfirmojë një lajm të tillë. Pavarësisht se falë zhvillimit të teknologjisë, tashmë ka Wi-Fii edhe në parajsë e lajmi përgënjeshtrohet më pas, sa të arrijë tek “i ndjeri”, fansat e portalet nisin me mesazhet ngushëlluese. Qëllimi? S’e dimë, nuk e kuptojmë! Klikime? Ndoshta. Gjithsesi të paktën vipat kanë luksin të shohin ç’impakt ka vdekja e tyre (a thua se e kërkuan, po nejse).

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson