Health

Të bësh trukun apo të hash mëngjes?

Mëngjesi  sipas nutricionistëve,  është vakti më i rëndësishëm i ditës, por një në tre femra pranojnë që nuk  hanë mëngjes vetëm e vetëm që mos të shëndoshen dhe të jenë në formë. Zgjimi bëhet gjithnjë e më vonë dhe janë një mijë gjërat që duhen bërë përpara se të dalin nga shtëpia: truku, krehja e flokëve, të vendosësh se çdo veshësh gjatë ditës. Dhe, përveç sforcimit për të dalë përpara pasqyrës, është edhe një minorancë, 1 në 6, që heq komplet dorë në tentative për të humbur peshë. Por per çfarë do lloj arsye për të cilat bëhen këto gjëra, kush e nis ditën pa vaktin e mëngjesit, do përballet diku nga paraditja me shenjat e urisë.

Përhapja e këtyre zakoneve të këqija të mëngjesit del nga një sondazh i realizuar me 200 mijë femra angleze me rastin e Farmhouse Breakfast week, një event që po organizohet këto ditë nga HGCA, një organizatë që bashkëpunon me

Ministrinë e Agroturizmit të Britanisë së Madhe, për të sensibilizuar njerëzit mbi rëndësinë e vaktit të parë të ditës. Nga sondazhi rezulton që ¼ e femrave nuk hanë mëngjes një here në javë, ndërsa 12% del nga shtëpia me stomakun bosh.  
Ndër justifikimet më të shpeshta të këtij grupi është dëshira për të qënë në një formë fizike sa më të mirë, dëshira për tu dobësuar, ose thjesht fakti që në mëngjes nuk kanë uri dhe duan të flenë një çerek ore më shumë.

Po gjatë paradites çfarë ndodh? Të gjitha femrat që heqin dorë nga vakti i mëngjesit thonë që ndjejnë uri; 2 në 5, ankohen për ndjesi lodhjeje dhe 15% ka vështirësi në përqëndrim. Nga ana shkencore del që të gjitha këto sakrifica në emër të linjës janë komplet të panevojshme thotë nutricionistja Azmina Govindji. “Konsumimi i vaktit të mëngjesit, ndihmon në dobësim, përkundrazi janë bërë kërkime kohët e fundit që evidentojnë sesi për të qënurit mbajturit në formë, vakti i mëngjesit është esencial”.

Sipas ekspertes, gjithashtu është normale të mos kesh shumë uri në mëngjes. Të tentosh të hash të paktën diçka të lehtë brenda 2 orëshit që je zgjuar, është shumë e rëndësishme, pasi të lesh mënjane vaktin e mëngjesit, rrit rrezikun e të paturit problem me metabolizmin dhe është dhe e dëmshme për sistemin kardiak.

Burimi: Daily Mail

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb