Të jesh shumë inteligjent nuk do të thotë që gëzon çdo situatë që shoqëria e konsideron “elitare” apo “intelektuale”. Njerëzit me IQ (koefiçent inteligjence) të lartë janë shpesh emocionalisht të vetëdijshëm dhe kuriozë, por kjo s’do të thotë që çdo situatë është stimuluese apo e mirëpritur prej tyre. Në fakt, shpesh janë të detyruar të bëjnë sikur pëlqejnë gjëra që i lodhin ose u duken krejtësisht të kota. Ja disa prej tyre:
1. Eventet
Bisedat sipërfaqësore, përshëndetjet e sforcuara dhe “Pa më fol pak për veten tënde” janë ankthi i çdo mendjeje analitike. Do preferonin të ishin vetëm me një libër sesa të bënin sikur po kënaqen në një sallë plot njerëz me interesa krejt të ndryshme.
2. Njerëzit dhe ambientet false
Vetëm sepse dikush është i zgjuar, nuk do të thotë që pëlqen artin abstrakt që s’ka sens, muzikën që askush s’e kupton, apo leximin e klasikëve vetëm për t’u dukur. Në fakt, ata shpesh ndihen të zbrazët në ambiente ku autenticiteti mungon.
3. Të qenit “miku i zgjuar” në grup
Në çdo grup shoqëror ka një person që “di gjithçka” dhe “zgjidh gjithçka”. Shpesh janë personat me IQ të lartë. Por ndryshe nga sa mendohet, nuk është aspak kënaqësi për ta të jenë gjithmonë personi që duhet të mbajë peshën emocionale apo logjike të të gjithëve.
4. Presioni për të “provuar” sa të zgjuar janë
“Hë, ç’po lexon tani?” – fraza që ata e urrejnë. S’kanë gjithmonë dëshirë të të lënë mbresa me fakte, tituj apo analiza. Të qenit i zgjuar s’do të thotë të bësh shfaqje të vazhdueshme të mendimit.
5. Të zgjidhin problemet e të gjithëve
Në punë, në shoqëri, në familje, gjithmonë ata që mendojnë më shumë përfundojnë duke bërë më shumë. Dhe shpesh do donin të mos kishin fare këtë “talent” për të menduar kaq thellë, vetëm që të pushonin më shumë.
6. Të jenë vazhdimisht të informuar
Duket gati si detyrim që të dish çdo titull lajmi, çdo debat politik, çdo krizë ndërkombëtare. Në fakt, kjo shpesh i mbingarkon emocionalisht dhe i konsumon më shumë sesa i ndihmon.
7. Të kenë gjithmonë një mendim
Njerëzit me IQ të lartë e kuptojnë që “nuk e di” është një përgjigje po aq e vlefshme sa çdo teori e ndërlikuar. Por shoqëria i shtyn që gjithmonë të kenë një mendim të fortë, edhe kur ndoshta s’kanë dëshirë të flasin fare.
8. Garat dhe krahasimet
Inteligjenca nuk është garë, por shpesh vendoset në podium për t’u krahasuar. Kjo i streson dhe i bën të ndihen sikur duhet të provojnë veten në çdo moment, edhe kur nuk kanë asnjë dëshirë të hyjnë në konkurrencë.
9. Humori i dobët
Nuk ka gjë më bezdisëse për një mendje të mprehtë sesa një shaka që nuk ka kuptim, është fyese apo thjesht banale. Ata preferojnë humorin inteligjent dhe emocional, jo batutat për të mbushur heshtjen.
10. Bisedat pa thelb
"Sa mot i keq" dhe "Plasëm vape sot" – janë biseda që ndihen si ndëshkim për dikë që jeton për diskutime kuptimplota. Edhe kur s’dalin nga biseda, shpesh ata janë aty thjesht për të mos lënduar të tjerët, jo sepse po e shijojnë vërtet.
11. Më shumë takime seç duhet
Kur një takim mund të zëvendësohej me një email, një person me IQ të lartë do jetë i pari që do e mendojë. E vlerësojnë thellësisht efikasitetin dhe urrejnë humbjen e kohës pa asnjë qëllim të qartë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Your Tango