Shëndeti

Jo çdo ‘ommm’ çon në paqe: Ana e errët e meditimit për të cilën s'flitet gjëkund

Shkruar nga Anabel

5 Qershor 2025

Jo çdo ‘ommm’ çon në paqe: Ana e errët e

Ok, a nuk shërben për të na qetësuar mendjen meditimi? Në teori, po. Në praktikë? Jo gjithmonë. Pavarësisht se meditimi dhe mindfulness ose “vetëdija e plotë” janë bërë sinonim i relaksit dhe qetësisë shpirtërore, kërkimet e fundit tregojnë se këto praktika nuk janë gjithmonë të padëmshme. Në fakt, kanë një anë të errët për të cilën shumë pak flitet.

Një studim i publikuar në revistën Psychotherapy Research zbuloi se mbi 10% e njerëzve që meditojnë rregullisht kanë përjetuar efekte anësore negative që u kanë ndikuar ndjeshëm jetën për të paktën një muaj. Nga ankthi dhe depresioni, deri te halucinacionet, ndjenja e shkëputjes nga realiteti dhe mendime të frikshme.

Jo çdo ‘ommm’ çon në paqe: Ana e errët e

Mindfulness-i në thelb vjen nga praktikat budiste dhe është ndërtuar për të na ndihmuar të jemi të pranishëm në momentin që po jetojmë. Por sot, është kthyer në një industri që vlen miliarda lekë - me trajnerë, aplikacione, video në TikTok dhe kurse “magjike” që të shesin qetësi me 3 hapa. E gjithë kjo vjen shpesh pa paralajmërime ose pa ndonjë edukim të thelluar mbi rreziqet.

Autori Ronald Purser e quan këtë fenomen “McMindfulness” - një lloj spiritualiteti kapitalist, i paketuar bukur për t’u shitur. Ai paralajmëron se meditimi është shkëputur nga qëllimi i tij fillestar: çlirimi i vetes nga iluzionet dhe përqafimi i dhembshurisë për të tjerët. Në vend të kësaj, është kthyer në një produkt të konsumit masiv.

Jo çdo ‘ommm’ çon në paqe: Ana e errët e

Nuk po themi që të ndaloni meditimin. Thjesht, kini kujdes me si dhe me kë e praktikoni. Ashtu siç nuk do merrnit suplemente pa bërë kërkime më parë, mos ndiqni çdo "trajner" që thotë “meditimi ndryshoi jetën time” pa ditur kontekstin. 

Mindfulness mund të jetë shumë e dobishme, por duhet trajtuar me të njëjtin kujdes si çdo gjë tjetër që ndikon në shëndetin mendor. Mos e idealizoni, mos e demonizoni - thjesht informohuni. Dhe mbani mend: vetëdija e vërtetë fillon me pranimin e të gjithë realitetit, edhe atij më pak të bukur.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Your Tango