Showbiz

Surprizoi bashkëshortin në ‘Dua të të bëj të lumtur’: Gruaja pranon se ishte mashtrim

Surprizoi bashkëshortin në ‘Dua të të bëj të

Në janar të këtij viti, Elida, 28-vjeçarja nga Burreli, ishte pjesë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, ku rrëfeu për problemet me bashkëshortin, Arianin, të cilat e detyruan ta denonconte. Në emision, Elida tha se ata kishin debate, shtyrë nga problemet ekonomike, që në disa raste përfundonin në dhunë fizike. “Unë e denoncova. Nuk e mendoja se ligjet në Shqipëri ishin shtrënguar. Deri dje, nëse të ndalonte një polic në rrugë e kaloje me pesë mijë lekë. Mendova që do rrinte 24 orë brenda, le të kuptonte çfarë ishte familja. Por nuk ndodhi kështu,” tregoi ajo duke thënë se ai qëndroi 8 muaj në burg. Gjatë kohës që bashkëshorti ishte pas hekurave, Elida pranoi se fliste në telefon me një person tjetër, me të cilin dilte në kafe. Në emision, të përlotur, të dy folën për raportin e tyre. Ndër të tjera, ata cekën edhe problemet ekonomike. "Ka njerëz që e ndjekin emisionin dhe janë të gatshëm t’ju ndihmojnë," i tha Arbana Osmani çiftit.

Dy javë më parë, Ariani u bë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan. Ai deklaroi se bashkëshortja kish braktisur të tre fëmijët. Historia e tij mori vëmendje mediatike, ku qytetarë dhe “Fundjavë Ndryshe” i erdhën në ndihmë me ushqime dhe veshmbathje.

Së fundmi, në një përballje live në “Historia ime”, Elida mohoi faktin që ka braktisur fëmijët, thjesht është larguar sepse nuk jeton dot më me Arianin. Ndër të tjera, foli edhe për pjesëmarrjen e tyre në “Dua të të bëj të lumtur”. “Se harrova, edhe emisioni që është bërë herën tjetër, është bërë me dijeni të Arianit, sepse na kanë paguar dy muaj qira dhe na kanë sjellë tre muaj ushqime në shtëpi,” tha ajo. “Po, kam gënjyer. Kemi rënë në komplot me Arianin që dolëm në emision. Thjesht që të paguanim qiranë dhe të merrnim ushqime.”

Historia e Elidës në "Dua të të bëj të lumtur" u kritikua nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. “Nisur nga reagimet e shumta në rrjetet sociale dhe nga reagimi i një grupi organizatash që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të vajzave dhe grave, mori në shqyrtim ‘Dua të të bëj të lumtur,” shkruhej në shkresën që AMA i dërgoi Top Channel.

“Rrëfimi i zonjës, e cila pranon dhunën e ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti, duke e toleruar dhe justifikuar atë, legjitimon ushtrimin e dhunës me bazë gjinore, duke shkelur në këtë mënyrë parimet e sanksionuara nga ligji,” vijoi shkresa.

Segmenti “Dua të të bëj të lumtur” shkeli dy pika, një të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë,” dhe një të Kodit të Transmetimit. Përkatësisht, në pikat e shkelura thuhet se “operatorët e shërbimit audioviziv, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, udhëhiqen nga... moslejimi i transmetimeve që nxisin dhunën mes shtetasve,” dhe “transmetimet audiovizive nuk duhet të të nxisin urrejtjen, intolerancën, diskriminimin ose  të justifikojnë dhunën ndërmjet shtetasve.”

Nën komentet e videos së segmentit në YouTube viheshin re pikërisht llojet e komenteve që AMA synon të parandalojë. “Elida më vjen keq që të paska dhënë një shuplakë burri, por ti meriton shkop tre herë në ditë, shkruan dikush. Komentet qenë thuajse të gjitha drejtuar Elidës e të gjitha patën natyrë denigruese.

REELS

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

Supermodelja afrikano-jugore Candace Swanepoel e ka ruajtur me se miri imazhin e ideales se Victoria Secret: Embelsi ne portret, linja perfekte, ecje perfekte, floke perfekte. Ishte wow! 36-vjecarja nene e dy femijeve deshmoi jo vetem per genet e jashtezakonshme, po edhe disiplinen qe ka e qe e ndihmon te jete ne kete forme te mahnitshmw.

Surprised Husband in 'I Want to Make You Happy': The wife admits it was cheating

Surprizoi bashkëshortin në ‘Dua të të bëj të

In January of this year, Elida, a 28-year-old from Burrel, was part of the show "I Want to Make You Happy," where she confessed to problems with her husband, Arian, that had forced her to denounce her. In the show, Elida said they had debates, driven by economic problems, that in some cases ended in physical violence. “I denounced it. I didn't think the laws in Albania were tight. Until yesterday, if a policeman stopped you in the street, you could spend five thousand leks. I thought she would stay inside for 24 hours, let her know what the family was about. But nothing happened, ”she said, saying he spent eight months in prison. While her husband was behind bars, Elida admitted to talking to another person on the phone with whom she went out for coffee. In the show, tearful, the two talked about their relationship. Among other things, the couple mentioned economic problems. "There are people who watch the show and are ready to help you," Arbana Osmani told the couple.

Two weeks ago, Ariani became part of "My Story" on TV Klan. He stated that the wife had abandoned all three children. His story grabbed the attention of several charities, where citizens and "Different Weekends" came to his aid with food and clothing.

Finally, in a live show on "My Story", Elida denied having abandoned the children, simply leaving because she could no longer live with Arian. Among other things, she also spoke about their participation in "I Want to Make You Happy." "That I forgot, even the show that was made the next time, was made to Arian's knowledge because they paid us two months rent and brought us three months of food home," she said. “Yes, I lied. We fell in love with Arian on the show. Just to pay rent and get food. ”