
Luizi s'mund të mos bënte një nga reagimet e tij dhe për përplasjen e fundit mes Kiarës dhe Dojnës, ndaj ja ku e keni!
Në atë që duket si një bisedë mes tij dhe Kiarës, Luizi duket sikur ka parashikuar ekzaktësisht rezultatin e fitores së Shqipërisë në ndeshjen me Serbinë, dhe në mbishkrim, vendosi disa fjalë të njëjta me kundërpërgjigjen e Dojnës, por me ca ndryshime:
"Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për t'u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndihem rehat, e nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e paparë dhe kam shumë interes ta tjerr edhe më shumë se kaq publikisht. Natën e mirë."
Me pak fjalë, Luizi ironizon deklaratën e Dojnës duke i treguar se ndryshe nga ç'thotë, është më e guximshme të japë deklarata të kësaj natyre në prapaskena. Plus, ai tregon dhe një bindje se Dojna në fakt po e shijon vëmendjen dhe ndaj po e "tjerr" edhe më tej ngjarjen.
Nga çfarë kuptohet, ky “parashikimi” ekzakt i Luizit duhet të jetë bërë me photoshop, duke nënkuptuar me ironi që Dojna mund të ketë manipuluar mesazhet!