
Parashqevi Simaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka kushtuar një mesazh të birit të saj, Luke, të cilin ka kohë pa e takuar.
“Luke… largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne! Çdo ditë të mendoj me mall dhe krenari. Edhe pse nuk je pranë, zemra ime të ndjen afër gjithmonë. Je gjithçka që një nënë mund të ëndërrojë, drita, forca dhe shpresa ime. Të dua pafund, sot dhe gjithmonë,” u shpreh ajo.
Parashqevia, historia e së cilës u bë publike pas një videoje ku u mësua se ishte e pastrehë në New York, ka folur shpesh për mungesën e komunikimit dhe të takimit me djalin e saj. Në ditën e lindjes së saj, ajo i dërgoi një mesazh virtual djalit:
"Sot, në datëlindjen time të 59-të, zemra ime ësht e mbushur me mall për ty. Çdo nënë kur zgjohet në mëngjesin e datëlindjes së saj ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t'i thotë 'Gëzuar datëlindjen nëna ime!'"
Mesazhi i dhimbshëm vijoi me faktin se i biri i Parashqevisë me gjasë as që e di se kur mamaja feston datëlindjen:
"Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ti... Por e di që ti as nuk e di kur është datëlindja ime dhe kjo më dhemb thellë."
Artistja theksoi dashurinë e pandryshuar ndaj të birit, e cila do të mbetet e tillë pavarësisht se të dy ende ndodhen larg njëri-tjetrit:
"Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty, ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë ojesë e imja, drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke!"