
Loredana ka bërë një “seancë” me pyetje-përgjigje në Instagram-in e saj dhe dikush e pyeti nëse do të rikthehet sërish në ekran.
Modelja dhe ish-banorja e “BBVA” ktheu një përgjigje alla prind shqiptar, duke thënë thjesht:
“Kismet, shpejt”.
(Traumat e mia u aktivizuan se “kismet” ka qenë gjithnjë “jo”, por e thënë në mënyrë të atillë që të të jepte pakëz shpresë).
Nejse, Loredana e la të hapur mundësinë e rikthimit. Ajo ka qenë më parë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra”, si dhe mbajti rolin e Kupidit në “Për’Puthen”.