Metropolitan

Supermodelja Karlie Kloss, nënë për herë të tretë: Zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës

Supermodelja Karlie Kloss, nënë për herë të tretë:
Getty Images

 
 
Familja e Karlie Kloss është shtuar me një anëtare të re! Supermodelja dhe bashkëshorti i saj, Joshua Kushner, janë bërë prindër të bebushes Rae Florence, e cila lindi më 18 shtator 2024.

Përmes një postimi në Instagram, Joshua bëri me dije lajmin e bukur, duke shkruar thjesht: "Rae Florence. 9.18.2025 ????."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Joshua Kushner (@joshuakushner)

Rae - "Hijeshi", rrjedh nga hebraishtja.

Florence - "Çelja e një luleje", rrjedh nga latinishtja.

Ish-engjëlli i Victoria’s Secret njoftoi se ishte shtatzënë në mars të këtij viti, duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Ajo është gjithashtu nëna e dy djemve, Levi, i lindur në mars të vitit 2021 dhe Elijah, i cili erdhi në jetë në korrik të 2023-shit.
 
Themeluesja e “Kode With Klossy” dhe Joshua Kushner janë bashkë që nga viti 2012. Biznesmeni i propozoi supermodeles për martesë në korrik të vitit 2018 dhe ata u martuan në një ceremoni në veri të New York, tre muaj pas propozimit.

Supermodelja Karlie Kloss, nënë për herë të tretë:
 
Megjithëse çifti ka ruajtur marrëdhënien private gjatë viteve, Karlie theksoi për Net-a-Porter në 2018 se ata "nuk kanë asgjë për të fshehur."
 
Në maj, ajo shpjegoi për dëgjuesit e podcastit "Aspire" se "partneriteti i tyre është kaq i fortë" sepse ata u njohën kur ajo ishte adoleshente.

Supermodelja Karlie Kloss, nënë për herë të tretë:
 
"Ne jemi rritur bashkë dhe ai ka qenë gjithnjë mbështetësi im më i madh”, u shpreh Karlie asokohe.

REELS

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌