Metropolitan

Tim Burton dhe Monica Bellucci i japin fund lidhjes, pas 2 vitesh

Tim Burton dhe Monica Bellucci i japin fund lidhjes, pas 2 vitesh
Getty

Tim Burton dhe Monica Bellucci kanë bërë me dije se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pas 2 vitesh bashkë. Regjisori, 67 vjeç dhe aktorja 60-vjeçare, njoftuan ndarjen në një deklaratë të përbashkët për AFP, ku theksuan se "po ndahen me një respekt dhe dashuri të madhe ndaj njëri-tjetrit".

Tim Burton dhe Monica Bellucci i japin fund lidhjes, pas 2 vitesh
 
Ish-çifti u takua për herë të parë në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2006, në Francë, por asokohe, ishin me partnerë të tjerë. Më tej, u ritakuan në vitin 2022, kur Monica i dha Tim Burton çmimin Lumière në Festivalin Lumière në Francë.

Tim Burton dhe Monica Bellucci i japin fund lidhjes, pas 2 vitesh
 
Shpejt pas kësaj, nisën thashethemet për një romancë mes tyre, pasi u panë duke ecur krah për krah në Madrid, Spanjë. Megjithatë, ata nuk e konfirmuan publikisht lidhjen e tyre deri në tetor 2023, kur u shfaqën bashkë në Festivalin e Filmit në Romë.

Tim Burton dhe Monica Bellucci i japin fund lidhjes, pas 2 vitesh
 
Para lidhjes me Monica-n, Tim Burton ishte në një marrëdhënie afatgjatë me aktoren Helena Bonham Carter, që nga viti 2001 deri në 2014-ën. Ata kanë së bashku një djalë, Billy (lindur në 2003) dhe një vajzë, Nell (lindur në 2007). Dyshja kanë bashkëpunuar në shumë projekte, përfshirë: “Sweeney Todd”, “Dark Shadows”, “Alice in Wonderland”, “Corpse Bride”, “Charlie and the Chocolate Factory” etj. 

Monica ka qenë e martuar me aktorin francez, Vincent Cassel në vitin 1999. Ata u bënë prindër të Deva-s në vitin 2004 dhe të djalit Léonie në vitin 2010 dhe i dhanë fund martesës 3 vite më vonë.

REELS

Bëjini tag familjes 😂😂😂

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰