Metropolitan

Pas 4 muajsh, rikthehet dhe flet për mbytjen e djalit influencuesja e famshme: "Nuk do të sillem sikur gjithçka është në rregull"

Pas 4 muajsh, rikthehet dhe flet për mbytjen e djalit influencuesja e

Influencuesja Emilie Kiser është rikthyer në TikTok, katër muaj pas vdekjes së djalit të saj, Trigg, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në maj, pasi u mbyt në pishinën familjare. Vogëlushi ishte vetëm tre vjeç.

“Përshëndetje! Nuk e di as çfarë të them”, e nisi videon Emilie, e cila kishte vendosur një varëse me emrin e djalit të ndjerë, duke shtuar:

“Ka kaluar kohë që prej herës së fundit që kam hyrë këtu (në TikTok). Nuk do gënjej, jam shumë nervoze tani. Nuk jam e sigurt nëse ka ndonjë mënyrë të duhur për ta nisur këtë video, por do të bëj më të mirën time”.

Pas 4 muajsh, rikthehet dhe flet për mbytjen e djalit influencuesja e

Ajo shtoi se i kishin munguar shumë njerëzit me të cilët ka ndërtuar një komunitet në TikTok.

“Më ka munguar shumë të flas me ju çdo ditë. E dua shumë këtë komunitet që kemi krijuar këtu dhe shpresoj që duke u rikthyer dhe duke ndarë atë që zgjedh të ndaj, të mund të rilidhem me ju dhe ndoshta, të ndihmoj dikë tjetër që po kalon një situatë të ngjashme.”

Emilie theksoi: “Kam qenë offline për ca kohë. Po përpiqem çdo ditë të kuptoj se si të eci përpara, si ta rindërtoj jetën time”.
 
Duke përmendur se sa të vështira kanë qenë muajt e fundit, Emilie theksoi se “nuk ka ndërmend të fshehë dhimbjen apo të shtiret në videot e saj”.

“Nuk do të sillem sikur gjithçka është në rregull dhe nuk dua që të duket kështu me faktin që po rikthehem dhe po krijoj sërish përmbajtje në TikTok. Kjo është shumë terapeutike për mua. Më mungon të flas me ju, por nuk e di si do të duket e gjithë kjo në vijim. Nuk e di sa shumë jam gati të ndaj, sidomos kur bëhet fjalë për rrugëtimin tim me dhimbjen.”

Influencuesja pranoi se ende “po përpiqet ta përpunojë gjithçka ndodhi, çdo ditë, në mënyrën më të mirë që mundet”.

“Nuk e di kur do të jem plotësisht gati. Nëse po kaloni diçka të ngjashme, dua vetëm t’ju them se ju dua, jam këtu për ju dhe e kuptoj sa e vështirë është.”

Përpara se të mbaronte videoja, ajo ndau një moment duke pastruar shtëpinë.
 
“Kam pak kohë tani, ndaj do të rregullojmë shtëpinë për javën që vjen,” përfundoi ajo. “Jam e emocionuar për këtë. Gjithmonë ndihem më mirë kur e filloj javën me një shtëpi të pastër, ndaj hajde të pastrojmë bashkë. Nëse doni të më shihni duke pastruar, vazhdoni të më shikoni.”

Pas 4 muajsh, rikthehet dhe flet për mbytjen e djalit influencuesja e
 
Trigg u gjet pa ndjenja në pishinën e familjes në Arizona nga i ati, Brady Kiser. Sipas raportit të policisë, Trigg kishte mbetur pa mbikëqyrje në oborr për më shumë se 9 minuta dhe kishte qenë “në ujë për 7 nga ato minuta”.

Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe u shpall i vdekur më 18 maj. Në atë kohë, Brady ishte i vetmi prind në shtëpi me Trigg dhe djalin tjetër të çiftit, Theodore, 6 muajsh. Brady, sipas raportit, kishte vendosur një bast prej 25 dollarësh për një ndeshje të NBA-së (New York Knicks), më shumë se një orë përpara se Trigg të mbytej në pishinën e oborrit. Ai fitoi 102.50 dollarë nga ai bast.

Policia e Chandler, Arizona, raportoi se “vëmendja e Brady-t ishte “e ndarë” mes kujdesit për fëmijët dhe ndjekjes së lojës”.
 
Pas vdekjes së Trigg, Emilie Kiser ngriti padi ndaj disa institucioneve në Arizona për të mbajtur private detajet e vdekjes së djalit të saj. Ajo foli publikisht për herë të parë në muajin gusht:

“Trigg është bebushi ynë dhe miku ynë më i mirë. Drita dhe shpirti që solli në këtë botë ishin tw ndritshme, tw pastra dhe plot gëzim. Na mungon çdo sekondë, çdo ditw dhe ecja pwrpara shpeshherw bwhet e padurueshme! Nuk e kisha menduar kurrë se do të përjetonim dhimbjen në këtë mënyrë, kaq tw papritur. Është një dhimbje, trishtim dhe boshllëk që asnjë familje nuk duhet të përjetojë ndonjëherë.”

Ajo vazhdoi më tej: “Marr përgjegjësinë e plotë si nëna e Trigg dhe e di që duhej të kisha bërë më shumë për ta mbrojtur. Një nga mësimet më të dhimbshme që mora është se një rreth sigurie i përhershëm për pishinën mund t’i kishte shpëtuar jetën dhe kjo është diçka që nuk do ta injoroj më kurrë. Shpresoj që, mes kësaj dhimbjeje, historia e Trigg të ndihmojë në parandalimin e humbjes së fëmijëve të tjerë dhe të mos lejojë që familje të tjera të përjetojnë një dhimbje të tillë.”
 

REELS

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌