Portali informues, Sandzaklive, shkruan së fundmi se sipas gazetarit gjerman Gerhard Wisnewski, sulmi me kamion i Berlinit nuk ishte i vërtetë.
Gerhard, një gazetar i pavarur që ka shkruar disa libra, midis tyre dhe një për 11 shtatorin, publikoi një video ku tregon kondradiktat dhe mospërputhjet në sulmin terrorist të 19 dhjetorit. Sipas tij, dy faktet më të çuditshme që e mbështesin këtë teori janë: mungesa e të plagosurve në vendngjarje dhe mospublikimi i një liste me emrat e viktimave.
Gerhard është një gazetar i pavarur që ka punuar në shërbim të publikut për shumë vjet, por u detyrua të largohej nga puna për shkak të qëndrimeve të tij të palëkundura dhe investigimeve që bënte shpeshherë.