Metropolitan

Sugjerimi i Anabel: Këtë film mos e humb për asnjë arsye në botë!

Sugjerimi i Anabel: Këtë film mos e humb për asnjë arsye
Dracula: A Love Tale


Nëse ke parë vërdallë nëpër Instagram një skenë ku Vlad Dracula sheh një grua dhe i përshfaqen qindra kujtime, të tregojmë se është shkëputur nga një film goxha suprizues, “Dracula: A Love Tale”, që sjell historinë e dashurisë të Kont Dracula-s dhe Elizabeth, të cilët e rigjejnë njëri-tjetrin sërish pas 400 vjetësh.

Sugjerimi i Anabel: Këtë film mos e humb për asnjë arsye

Na lejo të jemi të qartë që prej fillimit: Nuk është një histori horror dhe as e mbushur me aq epsh sa “Bram Stoker's Dracula” (1992) me Gary Oldman. Në këtë version, Dracula e do çmendurisht të shoqen, aq shumë sa bën blasfemi dhe mohon edhe vetë Zotin.

Regjisori, Luc Besson, është shprehur qartë se nuk është fans i horrorit. Në një intervistë për “Le Parisien”, ai tha se as Dracula nuk do e bënte të sillte për publikun një film të këtij zhaneri, ndaj ka bërë një kombinim shumë të bukur mes romancës dhe dramës.

Kujdes! Ky artikull përmban spoilers!

“Dracula: A Love Tale” bazohet në veprën origjinale të Bram Stoker, “Dracula” dhe përqendrohet te kërkimi i Vlad Dracula-s (Caleb Landry Jones) në 4 shekuj, për të gjetur Elizabeth (Zoë Bleu), e cila, sipas tij, është rimishëruar. Ngjarjet, fillimisht, vendosen në Rumaninë e vitit 1480, në kështjellën e Kont Dracula-s.

Është pak të thuash se Dracula dhe Elizabeth ishin tmerrësisht të lumtur! Ata bënin beteja me jastëkë, me ushqim, shumë seks dhe nuk ndaheshin kurrë nga njëri-tjetri.

Vlad Dracula thirret në luftë dhe para se të shkojë, Elizabeth i kërkon të rikthehet gjallë, pasi nuk mund të mbijetojë dot pa të. Ndërsa vetë Dracula, i cili lufton për krishtërimin, i kërkon priftit t’i lutet pafund Zotit që ai të kursejë veç gruan e tij, Elizabeth. Prifti i premton që do ta bëjë, por në ndjekje e sipër nga myslimanët, Elizabeth përfundon në një pyll me çarqe për ujqërit dhe ndërsa Vlad-i përpiqet ta shpëtojë, ai e vret padashje, së bashku me ushtarin mysliman.

Qëllimisht, regjisori ka bërë një punë shumë të bukur në këtë fragment, pasi beteja është e xhiruar si nëpër ankth dhe kamera bën lëvizje të shpeshta, si për t’i treguar shikuesit se lufta nuk është aspak qëllimi kryesor i këtij filmi.

Më tej, Vlad-i, i thyer, kthehet në kështjellë dhe i lutet priftit që t’i kërkojë Zotit që t’ia risjellë gruan e tij. Kur e kupton se kjo kërkesë nuk mund të plotësohet, Dracula, i zemëruar, i ngul kryqin priftit dhe mohon Zotin, i cili e dënon që të jetojë me dhimbje në përjetësi.

Sugjerimi i Anabel: Këtë film mos e humb për asnjë arsye

Vlad-i kërkon e kërkon pa pushim për të dashurën e tij, në çdo shekull dhe madje, gjen mënyra kreative për ta bërë më të thjeshtë kërkimin e tij. Një prej mënyrave është krijimi i një parfumi ndjellës që i bën gjithë gratë t’i nënshtrohen Dracula-s (referencë nga “Parfume: Story of a Killer”). Dracula viziton çdo kontinent dhe kalon çdo oqean për të krijuar parfumin e përsosur, të cilin e sjell në jetë për të gjetur dashurinë e tij, por më kot. Ai më tej, kafshon shumë njerëz në një ballo, që t’i bëjë vampirë dhe të kërkojnë Elizabeth-ën, por sërish, pa sukses.

400 vjet më vonë, në Paris, një klerik i paemër (por që sipas librit mund të jetë profesori i shquar Abraham Van Helsing) dhe luhet mjeshtërisht nga Christoph Waltz, thirret për të zgjidhur një rast unik. Maria (Matilda De Angelis) është një vajzë e re, e cila në ditën e dasmës, pa një prift dhe i hipën ethe të papara seksuale. Ndonëse mjekët francezë e kishin diagnostikuar me histeri, kleriku dedukton se gjasat tregojnë se ajo është një “vampire”. Ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën dhe Vlad Dracula bie në gjurmë të Mina-s (sërish Zoë Bleu) dhe përjeton të njëjtën dashuri intensive si në fillim.

Sugjerimi i Anabel: Këtë film mos e humb për asnjë arsye

A është Mina rimishërimi i Elizabeth? Nëse po, a jetojnë të lumtur përgjithmonë?

“Dracula: A Love Tale” është një film tejet i këndshëm, i cili na bën të besojmë se edhe njerëzit më të izoluar, kanë një dashuri për të përjetuar. Luc Besson hedh gjithçka në këtë film: Aksion, dramë, seks, romancë, humor, frymëzim nga Guillermo del Toro, CGI dhe kaos mbretëror.

Regjisori nuk ka si qëllim të sjellë tension ose terror nga kjo histori, ndaj merret me sagën e dashurisë së dënuar dhe të mallkuar, duke e rrëfyer si një përrallë me elemente të tepruara, por jo të bezdisshme. Është një film që sjell edhe komedinë, me batuta të mençura dhe një qasje interesante, e cila të bën ta shijosh filmin, pa e menduar më gjatë skenën pasardhëse.

Sugjerimi i Anabel: Këtë film mos e humb për asnjë arsye

Pra, në këtë ditë që thuhet se do të jetë me shi, mund të shohësh “Dracula: A Love Tale”.

- Ky artikull është shkruar nga A. Shehu, redaktore kontribuese në Anabel Media.

REELS

Java e Modës: Vajzat në rrugët e Milanos shkëlqejnë ✨ 🤩

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.