
Ceremonia e 77-të e çmimeve Emmy u mbajt të dielën, më 14 shtator, duke nderuar produksionet dhe interpretimet më të spikatura të televizionit amerikan për këtë vit.
Eventi u zhvillua në Teatrin Peacock në Los Angeles, me komedianin Nate Bargatze si prezantues, ndërsa nominimet ishin shpallur më herët më 15 korrik nga aktorët Harvey Guillén dhe Brenda Song.
Kush triumfoi
Seriali dramatik "Severance" kryesoi me më së shumti nominime, i ndjekur nga "The Penguin" dhe "The Studio".
Seth Rogen is an Emmy winner for directing, writing and acting in #TheStudio. https://t.co/pkz75q38J5
— Variety (@Variety) September 15, 2025
Ndër fituesit më të mëdhenj të mbrëmjes ishin:
"The Pitt" fitoi për Serialin më të Mirë Dramatik dhe Skenarin më të Mirë Dramatik. Protagonisti, Noah Wyle, mori çmimin për Aktorin më të Mirë në një Serial Dramë, duke fituar Emmy-n e tij të parë.
‘The Pitt’ wins Emmy for Outstanding Drama Series in its first season. pic.twitter.com/EZb0jSYD6s
— VANITY FAIR (@VanityFair) September 15, 2025
"The Studio" u shpall Seriali më i Mirë Komedi, dhe Seth Rogen, një nga krijuesit dhe aktorët kryesorë, mori çmimin për Aktorin më të Mirë në një Serial Komedi. Ai ndau gjithashtu çmimet për Regji dhe Skenar Komedie me bashkëproducentin Evan Goldberg.
"Adolescence", seriali dramatik i Netflix, i cili ndjek historinë e një adoleshenti të akuzuar për vrasje, u vlerësua me tetë çmime Emmy, përfshirë:
Miniseriali më i Mirë
Regjia më e Mirë në një Miniserial – Philip Baradini
Skenari më i Mirë në një Miniserial – Jack Thorne & Steven Graham
Ylli 15-vjeçar i "Adolescence", Owen Cooper, u bë fituesi më i ri mashkull në historinë e Emmy në kategorinë Aktor Mbështetës në një Miniserial, Serial Antologjik ose Film Televiziv.
"Adolescence" won the Emmy for best limited series. The series' six wins included best actor for co-creator Stephen Graham, best supporting actor for 15-year-old Owen Cooper and best supporting actress for Erin Doherty. https://t.co/AK650o3OCL pic.twitter.com/IqnmXkWXFG
— The Associated Press (@AP) September 15, 2025
Platformat më të suksesshme
HBO dhe Netflix fituan nga 30 çmime Emmy secila
Apple TV+ ndoqi me 22 çmime
Fituesit u zgjodhën nga rreth 26,000 profesionistë të industrisë televizive, përfshirë aktorë, regjisorë dhe producentë.
Fituesit në kategoritë kryesore të Emmy Awards 2025
Seriali më i Mirë Dramatik - The Pitt
Seriali më i Mirë Komedi - The Studio
Miniseriali më i Mirë - Adolescence
Aktori më i Mirë – Dramë - Noah Wyle (The Pitt)
Aktorja më e Mirë – Dramë - Britt Lowery (Severance)
Aktori më i Mirë – Komedi - Seth Rogen (The Studio)
Aktorja më e Mirë – Komedi - Gene Smart (Hacks)
Aktor Mbështetës – Dramë - Trammell Tillman (Severance)
Aktore Mbështetëse – Dramë - Kathryn Lanasha (The Pitt)
Aktor Mbështetës – Komedi - Jeff Hiller (Somebody Somewhere)
Aktore Mbështetëse – Komedi - Hannah Einbinder (Hacks)
Aktori më i Mirë – Miniserial/Antologji - Steven Graham (Adolescence)
Aktorja më e Mirë – Miniserial/Antologji - Christine Milioti (The Penguin)
Aktor Mbështetës – Miniserial/Antologji - Owen Cooper (Adolescence)
Aktore Mbështetëse – Miniserial/Antologji - Erin Doherty (Adolescence)
Talk Show më i Mirë - The Late Show with Stephen Colbert
Regjia më e Mirë – Dramë - Adam Randall – Slow Horses (“Hello Goodbye”)
Skenari më i Mirë – Dramë - Dan Gilroy – Andor (“Welcome to the Rebellion”)
Regjia më e Mirë – Miniserial - Philip Baradini – Adolescence
Skenari më i Mirë – Miniserial - Jack Thorne, Steven Graham – Adolescence
Skenari më i Mirë – Komedi - Evan Goldberg, Seth Rogen – The Studio (“The One”)