Lifestyle

“Sueño de Habana”, një ëndërr kubaneze në Gjirin e Lalzit

“Sueño de Habana” (ëndërroj Havanën) ishte tema e eventit qe mblodhi të shtunën (4 qershor) me qindra të ftuar në ambientin e restorantit të ri “Oasis” në kompleksin “Lura” të Gjirit të Lalzit.

Mbrëmja e organizuar nga AnabelEvents&PR i kushtohej kryeqytetit të famshëm kubanez, që prej disa muajsh ka qënë në qendër të mediave botërore, menjëherë pas ri-vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

Gjithçka u kurua që t’u jepte të ftuarve ndjesinë e qytetit të vjetër dhe ndër më joshësit për turistët në botë. Sheshi përpara restorantit që ndodhet buzë detit, u shtua me palma të cilat lidheshin me njëra tjetrën nërpërmjet llampave të mëdha, të cilat përdoren rëndom në festat kubaneze. Tavolinat e larta të barit u zgjodhën druri dhe u lanë të zhveshura siç ishin, për të krijuar ndjesinë e vjetërsisë që e karakterizon qytetin i cili prej 60 vjetësh më shumë meremeton se ndërton. Dekori i vetëm i tavolinave ishte një gotë e mbushur me kafe, një prej eksporteve të famshme të Kubës dhe qirinj. Krahas tavolinave të larta të drurit, u krijuan edhe disa tavolina nga fuçitë e vajit, të cilat u lyen me flamurin kubanez dhe me fytyrën e simbolit të lirisë së Kubës, Che Guevara.

Në hyrje të eventit, ishin vendosur dy makina “vintage” që i përkisnin viteve 50-të, sepse Havana është vendi që ka numrin më të madh të makinave të vjetra, të cilat banorët e qytetit i kanë ruajtur dhe mirëmbajtur që nga viti 1952, atëherë kur Kastro vendosi embargo ndaj importit amerikan, duke përfshirë edhe automobilët. Makinat ishin një subjektet e preferuara për foto të shumë të ftuarve.

Puro është një tjetër element që nuk mund të mungonte në këtë mbrëmje. Një puro gjigande e krijuar nga Iceberg Communications u vendos në hyrje dhe më tutje, një dyqan ku njerëzit mund të blinin puron për të shoqëruar mojitot dhe cuba libret, dy pijet kyçe të eventit, të mundësuara nga bar-restorant-beach bar "Oasis"Një prej elementeve më interesantë të dekorit ishin edhe fasadat e pallateve karakteristike të Havanës, të realizuara nga Iceberg Communications. Me ngjyra të forta në rozë, gurkali dhe të verdhë, këto pallate të jepnin ndjesinë se po ecje në një “calle” (rrugë) të kryeqytetit kubanez. Të ndriçuara bukur së bashku me palmat nga nga kompania “Efekt Sh.p.k” , vendi përpara restorantit “Oasis” i përngjasonte tamam ëndrrës mbi të cilën ishte mbështetur eventi.

Skena u vendos në verandën e restorantit dhe si sfond u përdor një murale e famshme në Havana, që ka të pikturuar Che Guevarrën dhe flamurin kubanez. Në hyrje të verandës, dy vazo të kuqe të mëdha Kartell ishin të stolisura me një kombinim të mrekullueshëm me gjethe palmash dhe lule të tjera tradicionale të Kubës. Krahas këtij dekori, një tjetër kombinim interesant ishte ajo me lule dhe ananasë (frut ekzotik dhe i preferuar në Kubë) që stolisnin tavolinat e një zone të brendshme të restorantit.

 Për AnabelEvent dekori ishte vetëm një pjesë e magjisë së mbrëmjes, sepse kur dritat u fikën, vëmendja kaloi në skenë. Më mirë se kushdo, magjinë e Kubës, do ta sillnin vetëm Yammi dhe Raul, dy këngëtarë që prej disa vitesh këndojnë pranë restorant “Alejandro” në Tiranë. Por këtë rradhë, ata u shfaqën si kurrë më parë, në një orkestër të madhe, të shoqëruar nga 5 instrumentistë, ku përfshiheshin edhe dy trompa, duke e sjellë profesionalisht të pastër tingullin kubanez. Repertori përfshinte këngë të njohura të Kubës dhe disa klasike të tjera të famshme nga Amerika Latine. Krahas orkestrës, në këtë mbrëmje I ftuar ishte edhe Vincente, një kërcimtar dhe muzikant nga Havana, I cili ka rreth një vit që jeton në Shqipëri dhe ka hapur shkollën e tij të kërcimit latin. Vincente i habiti të ftuarit me performancën e tij. E para sillte pak shije nga historia e Kubës, duke nisur me zbarkimin e afrikanëve në këtë ishull dhe vijonte e zhvillimin e afro-kubanezëve ndër vite. Kurse performanca e dytë, e realizuar në një duet së bashku me balerinën e “E diela Shqiptare”, Xhensila Pasho , u dha të ftuarve pak shije nga epoka e artë e viteve 40-të, atëherë kur në Havana gëlonin klubet dhe kazinot të mbushura me Amerikanë.

 Të ftuarit, një pjesë e tyre emra të njohur të ekranit, biznesit dhe politikës si edhe banorë të resortit të famshëm “Lura” u argëtuan deri pas mesnate nën tingujt e muzikës latine, ushqimeve të shijshme të realizuara nga restorant “Oasis” të cilat kishin në përmbajtje edhe përbërës tradicionalë kubanezë dhe ëmbëlsirat e shumta të krijuara nga kompania “Neranxi”.

Bukurinë këtij eventi ia shtuan edhe veshjet shumëngjyrëshe të shumë prej të ftuarve të cilët kishin respektuar temën, si edhe kapelet havaneze, që u shpërndanë falas për të pranishmit.

“Sueño de Habana” ishte vërtetë një ëndërr që shënoi hapjen e sezonit veror në kompleksin “Lura” dhe përurimin e restorant “Oasis” i cili së bashku me plazhin përpara dhe beach-barin pret t’u shërbejë me profesionalizëm dhe shije jo vetëm banorëve të këtij rezorti, por edhe vizitorëve ditorë, që zgjedhin këtë zonë të mirëmbajtur të Gjirit të Lalzit për pushimet e tyre verore.

 

 

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb