Showbiz

Stresi hap thesin për Kejsin: Nisi kur mamaja e saj i la porosi mos t'ia ngacmonin!

Stresi hap thesin për Kejsin: Nisi kur mamaja e saj i la porosi mos

Që Stresi është kthyer në “djalë për së mbari”, këtë e ka treguar qartë në intervistat e fundit (lexo këtu).

Duket se është Kejsi, e fejuara e tij, ajo që ka ndikuar shumë që jeta e tij të ndryshojë. Tani, Stresi dhe Kejsi po planifikojnë dasmën që do të mbahet në Santorini, një prej ishujve më të famshëm turistikë.

Por tre vite më parë, me gjasë as njëri as tjetri nuk e merrnin me mend se do të arrinin deri këtu. Ata ishin fqinjë dhe Stresi, si “i pari i lagjes”, u caktua nga mamaja e Kejsit si mbrojtësi i së bijës. Arsyeja kjo pse tani, mamaja e Kejsit s'i flet.

“Nëna e Kejsit më kërkoi të kujdesesha për të bijën pra, ta mbroja nga ngacmimet e djemve të tjerë. Unë, të them të drejtën, e kisha parë në lagje dhe herën e parë që e ftova në kafe, isha në tavolinë me dy shokë.”, rrëfen reperi ekskluzivisht për “Panorama Plus”.

Megjithatë, këtu Stresi e ndjeu kiminë mes tyre:

“U çua para nesh nga tavolina dhe në atë moment, unë u thashë shokëve: “Shikoni a do e kthejë kokën nga unë, se unë nuk do e kthej”. “Po”, më thanë ata, “E ktheu, shikoje!”’

Stresi vendosi mos t’ia varte sepse, e dinte se pas kafesë do t’i shkruante vetë ajo e para. Dhe kështu ndodhi. Kejsi i shkroi në Instagram dhe e falenderoi për kafenë. Lanë takim për ditën tjetër dhe ja ku janë sot, të lumtur e të mbarësuar.

Por jo gjithçka është fushë me lule: Kejsi studion në Kanada dhe u duhet të mbajnë një lidhje në largësi. Siç tregon Stresi, ajo shpesh mërzitet për shkak të stilit të tij të jetesës, pasi frekuenton shpesh jetën e natës. Ajo është shumë xheloze dhe sipas Stresit, ka të drejtë.

“Kërkesa e saj e vetme është: “Të lutem, vetëm telefonin mos e fik!”, pasi ne edhe pse në distancë fizike, jemi gjithë kohën në komunikim me njëri-tjetrin, 24 orë në 24.”

Stresi hap thesin për Kejsin: Nisi kur mamaja e saj i la porosi mos

Dhe jo vetëm: Duhet ta ketë të qartë se ku është Stresi në çdo moment të ditës!

“Për momentin e kontrollojmë njëri-tjetrin me GPS, me të cilët lidhemi me smartphone dhe shikojmë çdo lëvizje tonën pra, ku shkojmë dhe çfarë bëjmë. Ishte ideja e saj të instalonim GPS në celularët tanë dhe unë e pranova pa problem.”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb