Showbiz

Statusi prekës i Sidritit për vajzën e humbur, përlot gjithë Facebook-un!

Statusi prekës i Sidritit për vajzën e humbur, përlot
Facebook: Photo Courtesy of Sidrit Bejleri

Ditën e djeshme, këngëtari Sidrit Bejleri ka përlotur të gjithë Facebook-un përmes një statusi të ndjerë që ia dedikonte vajzës së tij të humbur.

10 vite më parë ai dhe bashkëshortja e tij u bënë për herë të parë prindër të një vajze të quajtur Sofi, e cila 19 muaj më vonë do të ndahej nga jeta, duke i lënë këngëtarit një dhimbje të madhe.

Në 10 vjetorin e saj, Sidriti ka ndarë me të gjithë miqtë një foto të vogëlushes në përshkrimin e të cilës thuhej:

Statusi prekës i Sidritit për vajzën e humbur, përlot
Facebook: Photo Courtesy of Sidrit Bejleri

“Kjo është Sofi Sidrit Bejleri. Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti!
Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqinë e tij e mori, ashtu dhe siç na e dha...
Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t'ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij... Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.Të  Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!”

Statusi prekës i Sidritit për vajzën e humbur, përlot

Të pafundme kanë qenë komentet nga të njohur e të panjohur të cilët i shprehën ngushëllimet  dhe iu bashkuan dhimbjes së këngëtarit. Madje kishte nga ata, që duke marrë shkas nga postimi i tij, kujtuan historitë  e tyre,  të ngjashme me të tijën.  Shkrimi dedikuar vajzës, është shpërndarë rreth 200 herë në rrjetet sociale brenda pak orësh.

Statusi prekës i Sidritit për vajzën e humbur, përlot

Aktualisht, Bejleri dhe bashkëshortja e tij janë prej kohësh prindër të 2 fëmijëve të tjerë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb