Anabelizim

S’po u besojmë syve se çfarë mendojnë shqiptarët për operacionet plastike!

S’po u besojmë syve se çfarë mendojnë

Një sondazh i ditës së djeshme në Anabel.al kishte si qëllim të testonte se çfarë mendojnë realisht shqiptarët në lidhje me operacionet plastike. Për të ngritur pyetjet e sondazhit morëm shkas nga komentet fyese nëpër rrjete sociale kundrejt personave të njohur e të panjohur, shqiptarë e të huaj, të cilët kanë kryer një apo disa operacione plastike.

Siç duket edhe nga tabela, operacioni plastik nuk shihet aspak si tabu, por si një zgjidhje e vlefshme për këdo që nuk ndihet komod me tiparet e fytyrës apo trupit. 77% votuan se do t’i drejtoheshin me patjetër kirurgut.

S’po u besojmë syve se çfarë mendojnë

S’po u besonin syve kur pamë se 94% ishin me idenë se operacionet e tilla janë e drejtë e çdokujt që s’ndihet rehat me veten.

S’po u besojmë syve se çfarë mendojnë

Rikthehemi edhe njëherë tek komentet, të cilat janë të shumta dhe duhet ta pranojmë se shumica janë fyese dhe të papërshtatshme. Shifrat nga votimet e dëshmojnë më së miri këtë.

S’po u besojmë syve se çfarë mendojnë

Sigurisht që jo të gjithë do të bien dakord me rastet kur le të themi se “teprohet” me të tilla ndërhyrje (73% s’i përkrahin), por pjesa dërrmuese nuk është aspak dakord me komentet denigruese ngado. Në fund të fundit, sido që të jenë operacionet, sido që të shndërrohen këta njerëz, për mirë apo për keq...kujt i hyn në xhep?!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

😍😍😍😍😍

Si unë në maturë 😩

Kur një burrë do shumë fëmijë duket sikur do që edhe gruas “t’ia lidh këmbët”

“Mos ik o trim”

I mbani mend???

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.