
"Kënga Magjike" 2025 do të mbyllë sot në mbrëmje rrugëtimin 3-mujor të këngëve pjesëmarrëse në këtë edicion, në një natë finale që pritet të rezervojë shumë surpriza. Nën prezantimin e Ardit Gjebreas dhe vajzës së tij, Anna, festivali do të ndajë sot çmimet për disa kategori, për të mbërritur deri te fituesi i madh i këtij viti.
View this post on Instagram
Edicioni i këtij viti të “Këngës Magjike” duket se do të ketë një garë të fortë, sidomos duke marrë parasysh emrat e mëdhenj që janë në konkurrim: Juliana Pasha, Manjola Nallbani, Rovena Dilo, Liliana Kondakçi dhe shumë të tjerë që kanë vite në skenë dhe një publik të konsoliduar.
View this post on Instagram
Megjithatë, përveç artistëve “BIG”, në këtë edicion kanë spikatur edhe këngëtarë të rinj, të cilët po krijojnë identitetin e tyre muzikor dhe po marrin mbështetje të konsiderueshme. Një prej tyre është Lore, e cila njihet për stilin e saj të veçantë, që ka tërhequr vëmendje edhe në edicionet e kaluara të “Këngës Magjike”. Po kështu, në garë janë edhe artistë të tjerë si Xhesika Polo, Jet, Inis Neziri, Rea Nuhu, Marjona Metohu etj., të cilët kanë një bazë të fortë mbështetjeje nga publiku.
View this post on Instagram
Votoni në vijim për artistin/en në kategorinë BIG si edhe këngëtarin/en i/e preferuar në kategorinë “Best New Artist”.