Mbrëmja e parë e spektaklit “Musica”, në televizionin italian “Canale 5”, u shoqërua nga një situatë vërtet e sikletshme dhe shkaktari i saj është pikërisht aktori hollivudian John Travolta, i cili ishte një ndër të ftuarit specialë. Travolta rikrijoi kërcimin e famshëm të filmit “Grease” me moderatoren e dashur italiane Lorella Cuccarini.
Dyshja performoi kërcimin ikonik, por në fund të tij, kamera filmoi dorën e aktorit që gradualisht, rrëshkiti drejt të pasmeve të moderatores.
Cuccarini e përqafoi aktorin për ta falenderuar për pjesëmarrjen, duke bërë sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Sakaq, studioja u përfshi nga sikleti për shkak të veprimit të papërshtatshëm të Travolta-s, i cili ende nuk ka reaguar për këtë çështje.
Burimi: Corriere.it