Pavarësisht se sa moskokëçarës je, janë disa situata në të cilat do s’do vendosesh në siklet, po keq fare ama. E keni parasysh kur dikush nis e tregon gjithë zell një shaka, e përfundon dhe ty në fakt s’të erdhi fare për të qeshur.
Varja, s’ke ç’bën do qeshësh ashtu sa për të thënë.
Po kur ke dikë përballë dhe je përfshirë aq shumë në bisedë sa duke folur e folur të dalin ca spërkla nga goja. Mooss ku të mbytesh! Ose kërkon falje (s’para ndodh) ose bën sikur s’e vure re, jeta vazhdon.
Ose kur kupton se ke ecur gjatë gjithë kohës në drejtimin e gabuar dhe duhet të ndalosh në mes të rrugës e të kthehesh mbrapsht. Do thoni ju s’është gjë e madhe kjo. Po mirë, po kur ke të njohur vërdallë dhe s’do të dukesh keq? Pa mendojeni edhe një herë tani.
Lërë pastaj sikletin e fëmijërisë që na ka përndjekur këmba këmbës. Je duke parë një film për bukuri, sa nisin i kushtojnë rëndësi filmit edhe të shtëpisë shfaqen skenat më erotike të mundshme. Ku të çosh sytëëëë
Hahahah po kur je duke folur me dikë, nuk e kuptove fare se çfarë tha vetëm qesh kot palidhje dhe lutesh mos të jetë duke të të bërë pyetje apo kërkuar mendim.
Kthehemi pak në shkollë. Kujtoni të gjithë herët kur mësuesja shkonte te banga pranë teje, të kthehej me kurriz (dhe jo vetëm)e seç ngatërronte për nja 2- 3 minuta të tëra që ty të dukeshin një përjetësi.
Ka më siklet se kur i jep dikujt me mirëbesim celularin për të parë një foto, vetëm kur ai nis e t’i shikon njëra pas tjetrës. Obobo, jo.
Doni më shumë se kaq?
Kur padashje e thërret mësuesen “O ma” në klasë
Kur sheh një të njohur nga larg, s’do t’i flasësh dhe të duhet të shtiresh sikur s’e ke mendjen
Kur thua diçka për të qeshur, s’e kupton njeri dhe duhet ta shpjegosh me mollë
Kur merr një dhuratë që s’të pëlqen hiç fare, po përsëri buzëqesh ama. Rëndësi ka gjesti do thoni ju, por jo, s’është ky rasti.