Izolimi i vendeve në të gjithë globin, nuk duhet të përfundojë plotësisht, derisa të gjendet vaksina e Covid-19. Të paktën, kështu thuhet në studimin e bazuar mbi sjelljen e virusit në Kinë.
Kina ka filluar t'i kthehet me ngadalë normalitetit, por kërkuesit shkencorë, pas studimeve të bazuara në modele matematikore, arrijnë në përfundimin se lirimi i masave mund të çojë në një përhapje të dytë infeksioni.
Autoritetet i dhanë fund shtet-rrethimit 76-ditor në Wuhan, vendin e origjinës së koronavirusit ndërkohë që pjesa tjetër e globit është në periudhën më delikate të virusit.
Frika kryesore e studiuesëve janë rritja e rasteve të importuara tani që shkollat, bizneset, fabrikat dhe jeta sociale ka nisur sërish.
Ky studim, është i mendimit se shpejtësia e infeksionit mund të rritet sërish nëse qeveritë nuk monitorojnë siç duhet lirimin e masave. Fundi i karantinës është i sigurtë vetëm në momentin e gjetjes së vaksinës.
Ditën e hënë, Austria tha se do të fillojë gradualisht të hapë dyqanet pas Pashkëve, kurse në Gjermani një grup ekonomistësh, avokatësh dhe ekspertësh mjekësorë po studiojnë rreth strategjive që do të ndihmonin ekonominë të rimëkëmbej.
Nga ana tjetër, Britania e Madhe është shprehur se nuk është fare pranë fundit të izolimit, pasi koronavirusi do të arrijë pikun e tij në më pak se një javë. Përsa i përket vaksinës, me dhjetra akademikë, në studimin e publikuar në Ifo Institute for Economic Research, thanë se nuk presin të ketë një vaksinë efektive për koronavirusin para 2021. Prandaj, si mundësi e vetme deri atëherë, njerëzve iu mbetet distancimi ndërsa qeverive, monitorimi i situatës në kohë reale. Vetëm kështu mund të ndërpritet zinxhiri i infeksionit dhe mundësia për një valë të dytë përhapjeje.
Burimi: CNN