Anabelizim

Sipas jush, këto janë zakonet më shqiptare që mund të ekzistojnë

Sipas jush, këto janë zakonet më shqiptare që mund të

Ju pyetëm: Cilat janë zakonet dhe situatat tipike që ndodhin vetëm në Shqipëri? Përgjigjet nuk na habitën aspak, sepse edhe ne i përjetojmë përditë. Në Shqipëri, gjithçka ka stilin e vet të veçantë - për mirë apo për keq!

Në vend të parë, ajo që të gjithë prisnim: Kafeja

Në Shqipëri, kafeja nuk është thjesht një pije, është një stil jetese. Nga mëngjesi deri në darkë, një tavolinë kafeneje bëhet vend për biseda, plane dhe thashetheme. Nuk është çudi që një “kafe e shpejtë” të zgjasë dy orë. Dhe si rregull i pashkruar, gjithmonë paguan njëri për të gjithë!

Radhët

Kur është fjala për pritjen në radhë, shqiptarët janë shumë kreativë. Nëse hyn në dyqan apo spital dhe gjithmonë gjendet dikush që gjen mënyrën për të kaluar para. Kjo nuk është mungesë edukate - të paktën kështu mendojmë ne!

Biseda spontane me të panjohur

Në autobus, në dyqan apo në rrugë, shqiptarët nuk e njohin konceptin e të qenit i huaj. Një “si je?” apo “nga je?” është gjithmonë hyrja ideale për një bisedë që mund të zgjasë deri sa të zbrisni nga autobusi ose të mbaroni pazarin.

Makina dhe trotuari: Një marrëdhënie e ndërlikuar

Në Shqipëri, trotuari nuk është vetëm për këmbësorët. Makinat parkojnë gjithkund, madje shpesh edhe në hyrjet e dyqaneve. Dhe dritat e emergjencës përdoren për ndonjë ndalesë të shpejtë për bukë - një emergjencë “jetësore”, natyrisht!

Mik për gjithçka

Të duhet një takim te mjeku, një punë apo një favor? Në Shqipëri gjithmonë është dikush që njeh dikë. Kjo lidhje sociale është arma më e fuqishme dhe shpesh zgjidh çdo problem.

Gjithmonë gati për një event

Shqiptarët i japin rëndësi paraqitjes. Qoftë për një xhiro në lagje apo për një kafe me shoqërinë, gjithmonë dukemi sikur po shkojmë në një festë. Sepse, një veshje e bukur, është pjesë e jetës sonë të përditshme.

Komshiu: “Google” shqiptar

Në Shqipëri, komshiu është burimi kryesor i informacionit. Nga gjërat personale te çështjet politike, fqinjët gjithmonë kanë diçka për të shtuar. Dhe po, trokitja për një gotë me kos mbetet ritual klasik.

Ngadalë, por me shumë stil

Ndërsa në botën perëndimore gjithçka bëhet me nxitim, shqiptarët e dinë se si të shijojnë momentin. Një bisedë gjatë kafesë, një shëtitje e qetë apo edhe një drekë që zgjat orë të tëra janë pjesë e kulturës sonë. Kjo nuk mund të ndodh në një vend tjetër pa një kamerier që të kërkon të largohesh.

Në Shqipëri, gjërat funksionojnë sipas rregullave tona - dhe ndonjëherë, pikërisht kjo e bën jetën tonë kaq të veçantë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

According to you, these are the most Albanian customs that could exist

Sipas jush, këto janë zakonet më shqiptare që mund të

We asked you: What are the typical customs and situations that only happen in Albania? The answers didn't surprise us at all, because we experience them every day too. In Albania, everything has its own unique style - for better or for worse!

First up, what we were all waiting for: Coffee

In Albania, coffee is not just a drink, it is a lifestyle. From breakfast to dinner, a coffee table becomes a place for conversations, plans and gossip. It is no wonder that a “quick coffee” can last two hours. And as an unwritten rule, one always pays for all!

RANKS

When it comes to waiting in line, Albanians are very creative. If you walk into a store or a hospital, there is always someone who finds a way to spend money. This is not a lack of manners - at least that's what we think!

Spontaneous conversations with strangers

On the bus, in the store, or on the street, Albanians don't recognize the concept of being a stranger. A "how are you?" or "where are you from?" is always the ideal introduction to a conversation that can last until you get off the bus or finish shopping.

Cars and pavement: A complicated relationship

In Albania, the sidewalk is not just for pedestrians. Cars park everywhere, often even at the entrances of shops. And emergency lights are used for a quick stop for bread - a "life-threatening" emergency, of course!

Friend for everything

Need a doctor's appointment, a job, or a favor? In Albania, there is always someone who knows someone. This social connection is the most powerful weapon and often solves any problem.

Always ready for an event

Albanians attach importance to appearance. Whether for a walk in the neighborhood or for a coffee with friends, we always look like we are going to a party. Because, a beautiful outfit is part of our daily life.

Neighbor: Albanian “Google”

In Albania, the neighbor is the main source of information. From personal matters to political issues, neighbors always have something to add. And yes, knocking for a glass of yogurt remains a classic ritual.

Slowly, but with a lot of style

While in the Western world everything is done in a hurry, Albanians know how to savor the moment. A conversation over coffee, a leisurely walk or even a lunch that lasts for hours are part of our culture. This cannot happen in another country without a waiter asking you to leave.

In Albania, things work according to our own rules - and sometimes, that's what makes our lives so special.