Nëse jeni nga ata njerëz që i lënë gjërat për në minutën e fundit, ndoshta kërkimet më të shpeshta të Google për Halloween, do t'ju frymëzojnë.
Çdo vit ka kërkime për kostume të frymëzuara nga shfaqje të mëdha televizive ose filma. Vitin e kaluar ishte "Squid Game", ndërsa ky vit do frymëzohet nga seriale si "Stranger Things" dhe "Wednesday Addams". Sigurisht edhe klasikët si Djalli, apo yjet e "Euphoria" nuk mbeten pas.
Sipas Google Trends, këto janë kostumet më të kërkuara për Halloween:
1. Djalli
2. Wednesday Addams
3. Julia Fox
4. Eddie Munson (Stranger Things)
5. Barbie & Ken
6. Elvlis & Priscilla
7. Çdo personazh nga "Euphoria"
8. Florence Pugh në "Don't Worry Darling"
9. Mace
Burimi: The Tab