Metropolitan

'Sicario', një tjetër histori trafiku

Imdb: 8.1

Rotten Tomatoes: 93%

Metacritic: 83

Personal: 8

Pushteti dhe barbaritë e karteleve amerikano-latine të narkosit janë shndërruar në legjenda që gjithkujt së paku i kanë rënë në vesh. Kjo pjesërisht falë kinematografisë, e cila në dy dekadat e fundit është frymëzuar së shumti nga realiteti i narkosit. Nëse kërkon në enciklopedinë online IMDB frazën “drug cartel” rezultojnë 156 përgjigjie, pra filma, dokumentarë dhe seriale.

Pa hyrë në të thella politiko-historike, kontinenti amerikano-latin ka qenë ngahera kopshti i argëtimeve dhe laboratori eksperimental i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kur u krijua ky shtet. Historia e shfrytëzimit të këtij kontinenti është e herëshme dhe është shndërruar sipas interesave ekonomikë të kohës. Në fillesa është parë si hambar skllevërish, ka vazhduar me zhvatjen e pasurive natyrore dhe shkon deri më sot me trafikun e narkosit. Një treg i jashtëligjshëm që sipas vlerësimit të Kombeve të Bashkuara për vitin 2003 kishte një vlerë vjetore 320 miliardë dollarë.

Prej këtij realiteti merr nxitje dhe vendoset sinopsi i filmit Sicario [2013] me regjisor Denis Villeneuve dhe skenarist Taylor Sheridan. Villeneuve merr përsipër të krijojë në zhanrin e narco thriller, ku konkurenca prej kohësh është shumë e lartë, aq sa mund të mendosh që s’ka më se çfarë të thuhet. Shikuesit i është vrarë aq shumë syri me bëmat e asaj bote kriminale aq sa ka humbur ndjeshmëri.

Të habit përzgjedhja e autorit të skenarit, Taylor Sheridan, i cili përgjithësisht njihet si aktor i filmave të verdhë dhe si skenarist kjo është prova e dytë. Pavarësisht kësaj, skenari i filmit bashkë me disa të meta që vërehen është për t’u vlerësuar. Përsa i përket kastit ai është i përbërë nga aktorë të peshave të rënda si Benicio Del Toro, Emily Blunt dhe Josh Brolin.

Në tërësi filmi meriton të lëvdohet për tre arsye kryesore. Së pari, atmosfera dramatike që ruajnë në vazhdim skenat përgjatë filmit. Një mjeshtëri që regjisori e ka firmë të vetën në tërë krijimtarinë e tij. Çdo ambjentim i ngjarjeve pulson dhe ka një nerv të brendshëm. Kjo nuk është suspanca klishe që lidhet me zbardhjen e fabulës dhe që përdoret rëndom në një film thriller. Denis Villeneuve zotëron një gjuhë të vetën kinematografike për të rënduar ajrin në filmat e tij.

Vlerësimi i dytë për filmin shkon për analizën e fenomenit të karteleve të narkosit në Amerikën Latine. Morali që përpiqet të përcillet është se fenomeni në fjalë nuk është thjesht shfaqje bashkëkohore kriminale, por një luftë e brendshme e vjetër e atyre shoqërive. Shoqëri që nuk ia kanë dalë prej dekadash të kenë shtetet e tyre të pavarura, por ngahera janë detyruar të jenë në shërbimin e ‘kolonizatorëve’, ose në batutën e Del Toro ‘toka e ujqërve’.

Në rezultante filmi ka një mpleksje të bukur ndërmjet dokumentarit dhe filmit, por jo në stilin e një mockumentary. Duke përdorur drithërimin e fiction dhe me kthelltësinë e një dokumentari, i rikujton shikuesit plagët shoqërore dhe krimet e llahtarshme që ushqen trafiku i narkosit. Ky bashkim shfaqet i plotë në fund të filmit, i cili pasi ka përmbyllur fabulën e vet, zhvendoset disa sekonda në një skenë minore. Një fushë futbolli ku po luajnë disa fëmijë, një prej tyre djali i një polici të inkriminuar dhe diku në rrethina dëgjohen krisma armësh. Më pas, ekrani shfaqet black dhe filmi ka mbaruar, por të gjithëve iu bëhet me dije se ai realitet do vazhdojë të jetë aty.

NDIQNI TRAILERIN E FILMIT

REELS

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

----sicario-nje-tjeter-histori-trafiku