Sa herë njerëzit mbeten trokë, i përsërisin vetes një fjali: Duhet me patjetër të kursej! Sigurisht që nuk është e lehtë, megjithatë me një plan të caktuar financiar mund t’ia dilni të kurseni disa të holla në fund të muajit.
Fillimisht, krijoni një “kalendar financiar” – në një bllok shënimesh ose në telefon, shënoni të gjitha shpenzimet e detyrueshme të muajit, përfshirë këtu fatura që duhen paguar, ndonjë takim tek mjeku dhe shpenzime të tjera të domosdoshhme. Kjo gjë do t’ju ndihmojë që të hiqni disa para mënjanë dhe të kontrolloni më mirë pjesën tjetër.
Më pas, bëni një ndarje me pjesën tjetër të parave, duke llogaritur shpenzimet e domosdosshme (ushqime, veshmbathje) dhe shpenzimet “e luksit”. Përgjithësisht këshillohet që produktet jo fort të nevojshme të lihen për në fund të muajit. Nëse shihni që keni mjaftueshëm buxhet, mund t’i blini.
Mos harroni t’i vendosni vetes qëllime. E rëndësishme nuk është vetëm që të mos mbeteni trokë, por edhe të kurseni. Kujdesuni që të keni një fond emergjence për të gjitha situatat e papritura. Për shembull metoda 60/10/10/10/10 funksionon kështu:
- 60% të parave duhet të shkojnë për shpenzimet kryesore (yshqime, transporti, veshje);
- 10% zëre se nuk i keni fare, pra kursejini;
- 10% shpezojini për blerje me vlerë, afatgjata (një makinë apo diçka për shtëpinë);
- 10% shpenzime që s’i bëni çdo muaj (rregullim makine, një vizitë e papritur tek mjeku, një dhuratë e shtrenjtë);
- 10% tjetër kushtojani argëtimit.
Për të kursyer më shumë para në supermarket:
- ndiqni një listë të caktuar kur shkoni në supermarket dhe mos përfundoni me çokollata kur ndërkohë shkuat për të blerë qumësht;
- krahasoni çmimet;
- nëse keni mjaftueshëm kohë, blijini produktet në pika të ndryshme;
- informohuni për periudhat kur ka ulje të mëdha çmimesh.