Motivim

8 mënyra si ia pret vetë rrugën suksesit tënd (pa e kuptuar fare!)

Shkruar nga Anabel

22 Maj 2025

8 mënyra si ia pret vetë rrugën suksesit tënd (pa e kuptuar

Le ta pranojmë: ndryshimi nuk është i lehtë. Është shumë më rehat të qëndrosh në zonën e sigurisë, edhe kur ajo s’të çon askund. Por ama, shumë prej nesh po i bllokojnë vetes suksesin pa e kuptuar - jo nga mungesa e aftësive, por nga zakonet që na mbajnë në vend.

Ja pse nuk po ecën përpara dhe çfarë mund të bësh ndryshe:

1. Pret sukses, por pa bërë asnjë plan konkret

Të shpresosh nuk është strategji. Nëse s’ke një orar, një rutinë, një vendim serioz për ta bërë realitet një qëllim, mos prit mrekulli. Shto atë aktivitet në kalendar. Trajtoje si takim pune. Mos e lër për "kur të kesh kohë".

2. Ëndrrat të rrinë pezull në kokë, pa formë, pa plan

Një qëllim që nuk shkruhet, është thjesht një mendim. Merr letër dhe stilolaps dhe shkruaj saktësisht çfarë do. Jo "dua të jem më e shëndetshme", por "dua të bëj palestër 3 herë në javë nga 30 minuta". Saktësia të çon në veprim.

3. Fokusohesh vetëm te dështimet dhe të metat

Nëse vetëm vëren çfarë nuk bëre mirë, si pret të motivohesh? Jepi vetes një shpërblim të vogël kur arrin diçka. Një kafe, një episod të serialit të preferuar. Festo përparimin, jo përsosmërinë.

4. Zgjohesh dhe e mbush ditën me shpërqendrime

TikTok-u s’do të të çojë në sukses. Menjëherë pas zgjimit, vendos një qëllim të thjeshtë për ditën. Mund të jetë edhe një fjali motivuese: "Sot po zgjedh qetësinë" ose "Sot do kujdesem për veten".

5. Nuk e di çfarë do saktësisht

"Sukses" është fjalë e bukur, por çfarë do të thotë për ty? Bëje të qartë: dua të kursej X lekë për pushime, dua të mësoj të gatuaj, dua të fle 7 orë çdo natë. Qartësia është pushtet.

6. Refuzon të mësosh nga të tjerët

Mos u përpiq të shpikësh rrotën. Frymëzohu nga njerëz që kanë arritur atë që ti dëshiron. Ndiqi, lexo historitë e tyre, vendosi fotot e tyre në një vision board. Kur të mungojë motivimi, mjafton të kujtosh pse e nise.

7. Lë detyrat më të rëndësishme për në fund të ditës

Në darkë je i/e lodhur dhe me zero energji. Çfarë mendon se do ndodhë? Hiqe qafe aktivitetin kryesor që në mëngjes. Më pak zvarritje, më shumë gjasa për sukses.

8. Je shumë i/e ashpër me veten

Nuk do e ndryshosh jetën për 24 orë. Qëndrimi "ose i bëj të gjitha, ose s’bëj asgjë" është i sigurt drejt dështimit. Ji i/e butë me veten. Të gjithë kemi ditë të këqija. Çelësi është të mos ndalosh.

 

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Your Tango