Duket se familja e Albana Osmanit është një burim i vërtetë talentesh. Para disa kohësh mësuam që mbesa e saj, Gledisa do të luante në një film anglez, dhe më vonë u njohëm me bukuroshen Deborah, e cila ishte imazh i “LEGO junior”.
Ndërsa këtë herë bëhet fjalë për Henry-n, djalin e motrës të saj, i cili është bërë tashmë pjesë e spotit publicitar që po transmetohet kudo në Britani. Lajmin e ka dhënë e para Albana, e cila ka postuar një pjesë nga spoti duke shkruar poshtë saj: “Henry & Sadié Yeeeeyyyyy tani spoti publicitar po transmetohet kudo në të gjitha televizionet Britanike dhe Irlandeze!! #goodluckangels linku i spotit është në #bio lart në krye të faqes! Lumturia kjo është të shohësh të shtrenjtit e tu të ecin drejt suksesit, sidomos në një moshë kaq të vogël.”
S’na mbetet gjë tjetër vetëm t’i urojmë Henry-t të vogël suksese!