Horoscope

Shtatori vjen me të reja: Zbulo se ç’do të sjellë për shenjën tënde të horoskopit!

Shtatori vjen me të reja: Zbulo se ç’do të sjellë
People

Astrologjia e shtatorit të rikthen në sezonin e eklipseve, i cili sjell fillime dhe përfundime të paracaktuara në jetën tënde. Dielli po lëviz nëpër Virgjëreshë në fillim të muajit, duke të të nxitur të vësh në zbatim sisteme dhe plane që mbështesin synimet e tua më të mëdha.

Është koha të organizohesh, të ndryshosh zakonet dhe të hedhësh hapa të vegjël drejt dëshirave afatgjata. Energjia e Virgjëreshës lidhet gjithashtu me shërbimin ndaj të tjerëve dhe kjo është një periudhë e shkëlqyer për të reflektuar se si mund të kontribuosh me kohën apo talentin tënd brenda komunitetit.

Muaji nis me Saturnin, planetin e përgjegjësisë dhe angazhimit, i cili kthehet në prapavijë në shenjën e Peshqve më 1 shtator. Kjo do të të rikthejë më 25 maj, kur Saturni ishte herën e fundit te kjo shenjë. Tema të ngjashme mund të rishfaqen dhe mund të ndihesh sikur ëndrrat apo besimet e tua po testohen sërish.

Komunikimi rrjedh më mirë kur Mërkuri hyn në Virgjëreshë më 2 shtator. Do të ndihesh një person i qëndrueshëm dhe do të arrish të krijosh plane që të ndihmojnë të organizohesh dhe të përparosh në disa prej objektivave të tua. Bisedat gjithashtu bëhen më produktive javët në vijim.

Do të mësosh lajme të papritura kur Mërkuri në Virgjëreshë të përplaset me Uranin te Binjakët më 3 shtator. Planet mund të prishen dhe e vetmja gjë që mund të bësh është të përgatitesh të papriturën. Mund të përballesh edhe me një mendje tepër aktive! Kujdes me përsëritjen e bisedave në mendje apo kritikën e tepruar ndaj vetes.

Është e lehtë të ekzagjerosh kur Marsi në Peshore përplaset me Jupiterin në Gaforre më 4 shtator. Është e lehtë të nxjerrësh përfundime të nxituara, të marrësh përsipër shumë dhe të lejosh zemërimin të të dominojë. Në anën pozitive, kjo energji mund të të motivojë.

Do të refektosh mbi autenticitetin tënd kur Urani të hyjë në prapavijë te Binjakët më 5 shtator. Planet mund të ngatërrohen lehtësisht dhe komunikimi mund të ndërpritet. Ke një dëshirë më të madhe për spontanitet dhe liri dhe mund të jesh gati të ecësh në një tjetër drejtim.

Ka një Hënë të plotë dhe një eklips hënor te Peshqit, më 7 shtator, që të ndihmon të lësh pas atë që nuk të shërben më. Tani nuk është koha për të manifestuar. Është një mundësi për t’i besuar dhe për t’iu dorëzuar kohës dhe planit hyjnor që universi ka planifikuar për ty. Kjo do të të rikthejë më 18 shtator të vitit të kaluar, (eklipset te Peshqit) dhe tematika të ngjashme me atë që ka ndodhur më parë mund të të rishfaqen.

Shpresa do të ndihet në ajër disa ditë më vonë kur Dielli te Virgjëresha të lidhet me Jupiterin në Gaforre. Mund të ndihesh më i lidhur me të tashmen dhe mirënjohës për gjërat e vogla në jetë që ndonjëherë i merr si të mirëqena. Kjo gjithashtu mund të përkojë me mbështetje praktike për disa prej ëndrrave të tua ose/dhe me vëmendje dhe meritë.

Kur Dielli dhe Mërkuri, të dy në Virgjëreshë, të bashkohen më 13 shtator, do të shprehësh të vërtetën tënde! Bisedat duken vendimtare dhe ndihesh i sigurt për vendimet që merr. Qielli është plot energji flirtuese kur Afërdita në Peshore të lidhet me Marsin në të njëjtën shenjë më 15 shtator. Është një ditë plot pasion për romancë dhe gjithashtu një ditë frymëzuese për t’u përqendruar te krijimtaria jote. Energjia është dinamike, lozonjare dhe mbështetëse.

Disa ditë më vonë, vendos kufij ose bëj një bisedë serioze kur Mërkuri në Virgjëreshë të përballet me Saturnin te Peshqit, më 17 shtator. Mund të dëgjosh një “jo” kur shpresoje për një “po”, ose thjesht mund të ndihesh pak keq me humorin. Mbaj mend se kjo energji është e përkohshme!

Energjia mendore ndryshon ditën pasuese, më 18 shtator, kur Mërkuri hyn në Peshore. Je më i përqendruar te bashkëpunimi, mendimet e të tjerëve dhe marrëdhëniet. Mund të ndihesh edhe më i pavendosur se zakonisht. Po atë ditë, Mërkuri në Peshore do të formojë një lidhje me Neptunin në Dash dhe do të ndërveprojë me Plutonin në Ujor. Kjo mund të sjellë si iluzione, ashtu edhe pasiguri, por gjithashtu të jep mjete dhe forcë për të thyer besime kufizuese dhe për të ndryshuar zakonet.

Bisedat mund të bëhen të thella dhe plot dhembshuri. Afërdita, planeti i marrëdhënieve, hyn në Virgjëreshë më 19 shtator. Gjërat e vogla dhe të detajuara kanë më shumë rëndësi gjatë javëve në vijim. Por është gjithashtu e lehtë të jesh kritik ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes! Kujdes me analizimin e tepërt dhe projektimin e pasigurive të tua tek të tjerët.

Do të kërkosh më shumë pavarësi në marrëdhëniet e tua kur Afërdita në Virgjëreshë të përplaset me Uranin te Binjakët më 20 shtator. Disa çifte mund të ndahen papritur, ndërsa të tjerë mund ta përdorin këtë energji për të eksperimentuar dhe për të ndarë përvoja të reja bashkë.

Ka një Hënë të re dhe eklips diellor te Virgjëresha më 21 shtator, që të ndihmon të thyesh modelet dhe të heqësh zakonet e këqija. Stili yt i përditshëm dhe rutina mund të përjetojnë ndryshime të mëdha. Marsi, planeti i veprimit dhe zemërimit, hyn në Akrep më 22 shtator. Javët në vijim të japin besim dhe vendosmëri për të arritur objektivat.

Gjithashtu, do të ndihesh më i fuqizuar për të mbrojtur dhe luftuar për atë që beson. Po atë ditë, Dielli hyn në Peshore, duke përkuar edhe me ekuinoksin e vjeshtës. Peshorja simbolizohet nga drejtësia dhe javët e ardhshme të ndihmojnë të krijosh më shumë ekuilibër në jetë. Gjithashtu, do të bëhesh më i ndjeshëm ndaj temave të drejtësisë dhe paqes—si në jetën personale ashtu edhe në shoqëri. Është një kohë e shkëlqyer për t’u përfshirë dhe për të përdorur zërin tënd që të bëhesh pjesë e ndryshimit që dëshiron të shohësh në botë.

Tranziti i fundit i madh i muajit sjell emocione të ndërlikuara kur Marsi në Akrep të përplaset me Plutonin në Ujor, më 24 shtator. Do të përballesh me luftëra pushteti, disa marrëdhënie mund të marrin fund dhe situatat të ftojnë të reflektosh mbi marrëdhënien tënde me pushtetin, kontrollin dhe madje xhelozinë. Dorëzimi dhe prania e plotë me ndjenjat e tua do të të çlirojnë dhe mund të ndezin një përjetim të ri, shumë domethënës.

 

REELS

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤

All rights reserved @entertainmenttonight