
Oh, mos vallë je joshur nga një Akrep? Mirë se erdhe në klub! Askush nuk mund t’i rezistojë magjepsjes së këtij shenje intriguese e magjike të Ujit. Ashtu si simboli i saj, akrepi enigmatik, edhe këta “njerëz të hijes” janë të famshëm për ndjeshmërinë dhe thellësinë e tyre misterioze.
Kur fillon të krijosh raport me një Akrep, përgatitu të përjetosh pasione që s’i ke ndjerë kurrë më parë, por gjithmonë do të ketë një çmim. Si të përgatitesh për romancën e zjarrtë të Akrepit? Mos u shqetëso; të gjitha përgjigjet i ke më poshtë!
Akrepi
Datëlindja: 23 tetor – 21 nëntor
Elementi: Uji
Planetet sundues: Marsi (tradicional) dhe Plutoni (modern)
Simboli: Akrepi, duuuh
Fjalët kyçe: Intensiv, pasionant, emocional, misterioz, seksual, sensual, i thellë, hakmarrës, i mbyllur, besnik, intimidues.
Çfarë kërkon një Akrep në një marrëdhënie?
Në astrologjinë moderne, Akrepi sundohet nga Plutoni; planeti i transformimit të thellë dhe shpesh të dhimbshëm. (Nëse nuk e dije: astronomia dhe astrologjia nuk janë e njëjta gjë! Edhe pse në astronomi Plutoni nuk quhet më planet, në astrologji ai mbetet i tillë.)
Në mitologjinë romake, Plutoni (apo Hadesi në greqisht) është zot i botës së nëndheshme, por mos u frikëso! Në astrologji, “bota e nëndheshme” nuk është një vend i frikshëm, por një hapësirë transformimi, ku feniksi ringjallet nga hiri dhe Akrepi kalon nëpër një metamorfozë të fuqishme.
Pra, po, Akrepi është shumë i thellë. Ai e merr dashurinë seriozisht dhe kërkon një partner që ta sfidojë intelektualisht, emocionalisht dhe seksualisht. Për Akrepin, një marrëdhënie intime është si një derë që hap dimensione të reja psikologjike, duke e çuar veten dhe partnerin në territore të pashkelura më parë.
Por, për të ndërtuar një lidhje të tillë, duhet besim i jashtëzakonshëm. Akrepi nuk zbulon lehtë të vërtetat e tij, pasi sekretet për të janë të shenjta. Ai hyn ngadalë dhe me kujdes në çdo lidhje. Para se të angazhohet, duhet të sigurohet se:
1. mund të përballosh intensitetin e tij
2. nuk do ta zhgënjesh
Prandaj, para se Akrepi të krijojë një lidhje “zyrtare”, ai të teston në mënyrën e tij të fshehtë, për të matur inteligjencën tënde emocionale dhe besnikërinë.
Nuk e di që Akrepi po të teston? Sigurisht! Ai nuk do ta zbulojë kurrë “manualin” e tij. Kjo do ta prishte gjithë magjinë. Por është e lehtë të kuptosh rezultatin:
Nëse ke kaluar, përfundon në një lidhje të ndershme, të thellë dhe mbështetëse me këtë shpirt misterioz.
Nëse ke dështuar… ndoshta s’të ka kthyer mesazh.
Si sillet një Akrep në një marrëdhënie?
Vetëm pasi të kesh kaluar “trajnimin” e javëve apo muajve të parë, do ta njohësh vërtet mënyrën se si sillet kjo shenjë Uji.
Çdo Akrep është unik, por një gjë është e sigurt: Ata kanë intuitë të jashtëzakonshme. Akrepi është ndër shenjat më “parashikuese” të zodiakut. Ndryshe nga Gaforrja apo Peshqit, Akrepi e shndërron instinktin në fuqi dhe ndjenjat e tij janë motori që e shtyjnë përpara.
Ai lexon gjithçka “midis rreshtave”: gjuhën e trupit, tonin e zërit, atmosferën. Për të, çdo gjë është simbol dhe çdo simbol ka rëndësi. Mund të dërgosh një emoji, por për Akrepin ajo fytyrë e buzëqeshur është një mesazh i koduar! Brenda sekondash, ai e lidh me ndonjë postim tëndin të vjetër, dhe ja ku je, në një hetim të plotë emocional.
Kur ndihen të pasigurt apo të kërcënuar, Akrepët mund të qëndrojnë në hije, si dhe të jenë pak kontrollues. Nëse vëren këtë sjellje, bisedoje menjëherë! Sapo ta kuptojë, Akrepi do ta ndalë sjelljen e tij. Por nëse i lë në hije, ata do të krijojnë një narrativë të re, në mendjen e tyre!
Çfarë (s’)ka qejf një Akrep?
Disa Akrepa i dallon menjëherë: janë si personazhe nga një film; të ulur në bar, pallto të gjatë dhe gotë uiski të shtrenjtë. Këta Akrepë klasikë tërhiqen nga errësira, misteri dhe rreziku. Por jo të gjithë janë kështu. Shumë Akrepë janë plot dritë e energji pozitive, duan ngjyra, humor dhe muzikë të mirë. Këta lloj Akrepësh e shmangin energjinë emocionale.
Nëse do ta impresionosh një Akrep, përdor parfume të mirë, vajra esencialë dhe aroma sensuale, me aroma identifikuese si: myshku, temjani, ose amberi. Por, kujdes! Nëse vjen në takim me aromë të zakonshme, Akrepi s’do të të ketë me sy të mirë.
Si është seksi me një Akrep?
Akrepi është shenja e seksit, kështu që, po, është përvojë që do të të trondisë. Pas një Akrepi, askush tjetër nuk të duket i njëjtë. Ata lënë gjurmë në mendje, trup e kujtime. Është magjike kur je me ta, por edhe ferr kur ndaheni!
Ku ta çosh një Akrep për takim?
Akrepi është shumë privat. Nuk të përmend para miqve derisa të keni përcaktuar statusin. Ndoshta do të postojë një foto në Instagram… pas 5 vitesh lidhje.
Ai adhuron gjithçka që lidhet me sekretin dhe misterin, ndaj idetë më të mira për një takim janë:
Një restorant i ri, që ende askush s’e njeh
Një ecje e qetë në plazh, park apo rrugë nate në qytet
Apo ndoshta dhoma jote, (ose e tij)

