Horoscope

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

 

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën
Horoscope

Mirë se vjen në episodin më të fundit të “telenovelës kozmike”! Historitë e kësaj jave janë dramatike dhe plot intensitet, pa asnjë ndërprerje për reklama. Afërdita në Peshore përballet me Jupiterin në Gaforre më 2 nëntor, duke rritur ndjeshëm elementët romantikë në jetën tonë. Një ditë më vonë, Marsi në Akrep lidhet me Neptunin në prapavijë te Peshqit, duke na nxitur të marrim gjërat me më shumë qetësi. Marsi hyn në Shigjetar më 4 nëntor, duke na bërë më aventurierë.
 
Marsi përballet menjëherë me Uranin në prapavijë te Binjakët, duke na shtyrë të veprojmë me impuls. Super Hëna e plotë në Dem më 5 nëntor do të forcojë dëshirën tonë për kënaqësi dhe relaks. Është një kohë e përshtatshme për reflektim dhe qetësim. Afërdita kalon në Akrep më 6 nëntor, duke ndezur pasionet tona. Më vonë, Marsi lidhet me Plutonin në Ujor, duke na motivuar të ndjekim dëshirat tona më të thella.
 
Afërdita përballet me Plutonin më 7 nëntor, çka nënkupton se tensionet janë në ajër. Lajmi i mirë është se mund të pajtohemi më 8 nëntor, kur Dielli në Akrep harmonizohet me Nyjet e Fatit, duke na udhëzuar të shikojmë përpara dhe të lëmë pas të kaluarën.
 
Dashi
 
Për t’i rënë shkurt: dyshimet e tua ishin të sakta! Jepi vetes një përgëzim, pasi një ish-partner po shikon profilin tënd në rrjete sociale përmes llogarive false. Para se t’i bësh block nga të gjitha anët, mendo të postosh disa foto të kuruara ku dukesh një yll. Të jetosh mirë është hakmarrja më e bukur!
 
Demi
 
Je si njerëzit që të rrethojnë, ndaj zgjidh me kujdes shoqërinë tënde. Sa më të qetë të jenë ata, aq më shumë do të ftohesh në evente ku vlerësohen hijeshia dhe finesa jote. Lëri sfidat e birrës për më vonë; tani është koha për gota shampanje dhe elegancë!
 
Binjakët
 
Kjo është një javë e fuqishme për të ngritur nivelin tënd. Mos u fokuso në tablonë e madhe, detajet janë çelësi. Pikërisht aty fshihet “djalli”, ndaj përgatitu mirë dhe mblidh prova për të përballur një rival kur të jetë nevoja.
 
Gaforrja
 
Romanca është në ajër dhe ti ëndërron dashuri si në filmat romantikë. Por përpara se të humbasësh në fantazi, kujto se dashuria e vërtetë është rreth teje. Përqafo kaosin e saj të bukur, jo versionin ideal që ekziston vetëm në mendje!
 
Luani
 
Një debat në rrjete sociale mund të përshkallëzohet për shkak të frustrimit. Kur të “shpërthesh” me zë të lartë, s’ka më kthim pas; të tjerët do të të tremben nga forca jote. Përpiqu të ulësh tonet dhe të krijosh një komunikim paqësor!
 
Virgjëresha
 
Kufiri mes jetës personale dhe asaj profesionale po bëhet i paqartë. Po ndan shumë me kolegët dhe klientët. Vendosja e kufijve është e domosdoshme, por sado e vështirë të jetë, ruaj privatësinë dhe mos lejo që tematika të jetës tënde të diskutohen në punë.
 
Peshorja
 
Edhe pse financat e tua kanë qenë totalisht të paparashikueshme, ka potencial për të kursyer pak para. Fakti që ke më shumë nuk do të thotë se duhet t’i shpenzosh menjëherë. Mbaji mënjanë për momentin e duhur; vetëkontrolli do të shpërblehet.
 
Akrepi
 
Marrëdhëniet e tua intime kanë qenë më surprizuese se sa lajmet e ditës. Sapo mendon se drama ka mbaruar, ajo rikthehet. Këtë herë, lejoje veten të jesh i lirë, mos i bëj vetes presion për përsosmëri. Thjesht jeto momentin!
 
Shigjetari
 
Nuk është se nuk e di çfarë do, por ka shumë mundësi se ku mund të shkojë një marrëdhënie e re para se të angazhohesh. Njihe mirë personin dhe shihe nëse përshtateni. Mund të jesh mësuar me lidhje ‘casual’, por për ta mund të jetë më serioze.
 
Bricjapi
 
Mund ta bësh suksesin tënd të rrjedhë! Shijo frytet e punës dhe fitimet që ke grumbulluar. Ke punuar fort për të arritur deri këtu dhe meriton vlerësim. Mos lejo askënd të të pengojë; ëndrrat e tua janë në prag të realizimit.
 
Ujori
 
Një mik mund të tregojë një qëndrim të padrejtë ndaj teje. Para se të reagosh me zemërim dhe të thuash fjalë që s’i mendon, përpiqu të kuptosh çfarë fshihet pas sjelljes së tij. Fol me butësi dhe mirëkuptim për të zgjidhur tensionin!
 
Peshqit
 
Tërheqja në dy drejtime të ndryshme nuk të ndihmon të zhvillohesh. Vendos kufij dhe bëje të qartë se do të ndjekësh atë që është më e mira për ty. Vlerëso mendimet e të tjerëve, por shko në rrugën tënde; të gjithë të tjerët mund të presin!

 

REELS

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj