
Java që vjen na fton të përqafojmë ‘të çuditshmen’ përpara eklipseve, të cilat ndodhin më 7 dhe 21 shtator. Saturni në prapavijë rikthehet te Peshqit më 1 shtator, duke na shtyrë të rishikojmë vendimet që kemi ndërmarrë.
Mërkuri hyn në Virgjëreshë më 2 shtator, duke ndriçuar mendjet tona me urtësi. Më 3 shtator, Mërkuri në Virgjëreshë bashkëvepron Uranin te Binjakët, duke ofruar një këndvështrim të ndryshëm mbi gjërat. Po atë ditë, Jupiteri në Gaforre harmonizohet me Nyjet e Fatit, duke sjellë fat dhe shërim. Më 4 shtator, Marsi në Peshore shkëmben një energji intensive me Jupiterin, duke e çuar gjithçka në ekstrem.
Kujdes nga fjalët e ashpra! Urani nis rrotullimin e tij në prapavijë, për një periudhë pesëmujore te Binjakët, duke treguar kryeneçësi.
Dashi
Padurimi dhe nervozizmi yt janë të larta, sepse askush nuk po ecën me ritmin tënd të shpejtë. Përpara se të shprehësh ndjenjat, sigurohu që je në qetësi. Nuk do që të shpërthesh te dikush dhe të nisësh një luftë nga hiçi. Qëndro i qetë dhe ec përpara.
Demi
Paraja vjen, ikën dhe qarkullon. Luhatjet financiare të javës mund të jenë të vështira për t’u përballuar, ndaj përqendrimi është thelbësor për të përballuar këtë fluks. Duke qenë prezent, do kujtosh se asgjë nuk është e pandryshueshme. Me kohën, gjithçka do të përmirësohet.
Binjakët
Këtë javë po e kalon pa drama! Nëse njerëzit përpiqen të të hedhin kunja dhe të synojnë të nisin sherre, ti do të tërhiqesh. Arsyeja është se negativiteti të lodh dhe të frustron, ndërkohë që ti kërkon qetësi. Mbro energjinë tënde duke qëndruar larg rrjeteve sociale.
Gaforrja
Gjëra të mira po ndodhin, Gaforre, por kjo nuk të pengon të gërmosh në situata dhe marrëdhënie të së shkuarës. Kujdes! Ndoshta po tregon më shumë empati seç duhet, ndaj mund të rrezikosh të sabotosh veten. Mos u bëj armiku yt më i madh, duke kërkuar probleme. Vlerëso energjinë dhe gëzimin e jashtëzakonshëm të kësaj jave.
Luani
Të lidhesh, apo jo? Kozmosi të nxit të investosh kohë dhe energji te dikush. Qoftë mik apo partner, yjet po të shtyjnë të hedhësh hapin e besimit dhe të bashkosh forcat me një tjetër person. Besimi mund të jetë sfidë, ndaj dëgjo instinktin përpara se të ndërmarrësh hapa të rëndësishëm.
Virgjëresha
Java nis me disa sfida, por s’ka asgjë që ti nuk e kalon dot. Nëse përqendrohesh te vetja, të gjitha të mirat do të të ndjekin. Lexo, shih filma, frymëzohu, kjo javë është qetësia para stuhisë (lidhur me punën) që të pret këtë muaji.
Peshorja
Një ftesë e papritur për një festë në punë do të të lërë pak kohë të përgatitesh. Gjetja e veshjes perfekte dhe kujdesi për detajet mund të të marrë shumë kohë, por mos u streso tepër. Sapo të shkosh, do të argëtohesh shumë!
Akrepi
Jeta po të hedh në vende të papritura, por kjo nuk do të thotë që s’do t’ia dalësh. Ti ke lindur për të përballuar çdo sfidë, Akrep. Mos prit në hije, por vepro menjëherë për të përmirësuar situatën. Me fuqinë, vendosmërinë dhe guximin tënd, nuk ka gjë që s’e arrin.
Shigjetari
Është e vështirë të kuptosh situatën tënde sentimentale. Për të qenë të sinqertë, periudha që po kalon tani po të prish energjinë dhe aurën. Askush nuk i do mesazhet dhe ndjesitë që të lënë në pikëpyetje, prandaj, gjej kohë të flasësh hapur me partnerin për të kuptuar më qartë qëllimet e tij.
Bricjapi
Duke qenë se të mungon organizimi këtë javë, e ke të vështirë t’u kushtosh rëndësi detajeve. Një ndryshim i vogël në orar mund të çojë në një takim të humbur. Përpara se të futesh në telashe me shefin apo kolegët, përditëso agjendën dhe aplikacionet që përdor në punë.
Ujori
Një hobi ka potencialin të kthehet në burim të ardhurash në të ardhmen. Përpara se ta lësh idenë pas krahëve, mendo si mund ta ripërdorësh atë për të krijuar diçka të jashtëzakonshme. Ke cilësinë dhe aftësinë për t’i bërë ëndrrat e tua artistike realitet. Mos hiq dorë, por ec përpara!
Peshqit
Kjo javë është një qetësi përpara stuhisë së eklipseve që po afrohen. Sezoni i eklipseve sjell intensitet në marrëdhënie, prandaj vendos në rregull emocionet dhe kupto si ndihesh për të tjerët. Kështu do mund të ecësh drejt asaj që të bën të lumtur.