Mama

Shtatzania, rregullat për të frekuentuar plazhet

Këto jane rregullat që gratë shtatëzëna duhet të ndjekin në plazh sipas Nicola Surico, president i shoqatës italiane të Gjinekologjisë dhe Mamive.

Dekalogu i tij per te jetuar plazhin ne siguri te plote: 

1. Ndalohet ekspozimi në diell, në orët më të nxehta të ditës.

2. Përdorni një mbrojtje totale, për të evituar shfaqjen e njollave në fytyre, sepse ato nuk do t’ju ikin më.

3. Pini shumë ujë, deri në 2 litra në ditë.

4. Evitoni aperitivet alkoolike.

5. Evitoni peshkun e papërpunuar dhe frutat e detit,  për shkak se rrezikoni hepatitin.

6. Bëni shume not, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut te këmbët.

7. Hani vakte të pakta e të shpeshta, duke preferuar perimet dhe frutat, por evitoni frutat me shumë sheqer, si rrushi, bananet, ananasi dhe fiqtë.

8. Në rast se ju vjen dhimbje koke, lini direkt plazhin sepse mund te jetë faji i diellit.

9. Bëni kujdes nga ulja e tensionit. Mund t’ju ndodhë edhe kur bëni lëvizje të vogla, si ngritja nga shezlongu.

10. Mos u ulni kurrë në rërë apo shezlong pa një peshqir, që duhet të jetë në mënyrë rigoroze personal,  për të evituar infeksionet vaginale.


Burimi: ilsole24ore

         

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb