Showbiz

Shkunden TV shqiptare: Nga Topi te Klani, kush do shkojë ku

 Shkunden TV shqiptare: Nga Topi te Klani, kush do shkojë ku

Sezoni i ri televiziv nis për pak javë dhe të gjithë televizionet e rëndësishme në vend kanë filluar me kohë të marrin armatime të reja. Kthyer në një merkato moderatorësh, lëvizjet e figurave të ekranit janë bërë shumë për t’u mbajtur mend. Në listën e mëposhtme gjeni ku do të shohim secilin me ardhjen e shtatorit.

Shkunden TV shqiptare: Nga Topi te Klani, kush do shkojë ku
Marina Vjollca lë Top Channel për Tv Klan
Historikisht moderatore e Top Channel, Marina lëviz drejt Tv Klan për një emision të sajin me muzikë live ku do të këndojnë artistët më të njohur të momentit. Formati është frymëzuar nga spektakli francez “Taratata”. Baza e formatit janë performancat live të këngëve më të dëgjuara të momentit, debutime këngësh të reja si dhe duete të pazakonta. Gjithashtu, do të promovohen talente të reja e do të jepen intervista.
Shkunden TV shqiptare: Nga Topi te Klani, kush do shkojë ku
Inva Mula moderatore në Tv Klan
Sopranoja botërore vjen për herë të parë si moderatore në Klan me një emision, formati i të cilit mbetet mister. Thuhet se do të jetë i ngjashëm me “Protege”, një spektakël talentesh të reja, por ajo që dihet me siguri është se do të ketë padyshim muzikë. Mula do të lërë Parisin dhe Slloveninë për t’u kthyer në Atdhe për këtë projekt televiziv.
Shkunden TV shqiptare: Nga Topi te Klani, kush do shkojë ku
Florian Agalliu rikthehet në Top Channel
Agalliu e la shtëpinë e tij për të provuar veten në formate të tjera në Vizion Plus si “Blind Taste” e “Tu si que vales”. Me largimin e Alban Musës, Agalliu do të zërë vendin e tij përkrah Anjeza Majës në emisionin “Në shtëpinë tonë”.
Shkunden TV shqiptare: Nga Topi te Klani, kush do shkojë ku
Arvin Kita gjithashtu në Top Channel
Shefi i kuzhinës në “Blind Taste” do t’i bashkohet skuadrës së mëngjesit në Top Channel. Një ftesë nga media e bëri atë t’i bashkohej Anjeza Majas dhe Florian Agalliut sezonin e ri televiziv.
Shkunden TV shqiptare: Nga Topi te Klani, kush do shkojë ku
Arjola Shehu me emision gatimi në Tv Klan
Pas disa vitesh punë në InTv, Arjola do të shpërngulet në Klan si moderatore e një emisioni gatimi, në formën e një konkursi. Ideuar nga dy emra të njohur të spektakleve si Pandi dhe Bledi Laço, emisioni do të jetë tërësisht ndryshe nga ai që ka prezantuar Arjola në InTv, që ishte i bazuar në intervista.
Shkunden TV shqiptare: Nga Topi te Klani, kush do shkojë ku
Kelvi Kadilli merr frerët e Select
Po njësoj si Arjola, edhe Kelvi shpërngulet në një tjetër televizion pas dy vitesh punë në IN Tv. Ai do të marrë në dorë emisionin “Top Select”, të cilit do t’i ndryshojë strukturën e do t’i shtojë elementë të rinj, për ta bërë më dinamik. Pritet që Kelvi të sjellë në Top Channel intervistat e tij të bujshme.
Shkunden TV shqiptare: Nga Topi te Klani, kush do shkojë ku
Nevina Shtylla zëvendëson Floriana Garon
Pak momente më parë u zbulua kush do të zinte vendin e Floriana Garos në “Jo Vetëm Modë”. Nevina Shtylla, e cila prezantonte më parë emisionin “Next” në Vizion Plus, do të jetë moderatorja e re nën kujdesin e Albert Dumanit.
Shkunden TV shqiptare: Nga Topi te Klani, kush do shkojë ku
Eni Shehu largohet nga ABC News
Gazetari Eni Shehu vendosi të largohet nga ABC News pas pesë vitesh punë. U mësuam ta shihnim pasditeve me “Edicionin Veror”, por për Enin kishte ardhur koha të lëvizte në një etapë të re që përfshin më shumë teatër e filma, pa hequr dorë nga televizioni sigurisht. Ai nuk e ka bërë të ditur ende ku do të lëvizë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb