Showbiz

“Shaka” me dosjet Epstein në Për’Puthen? Publiku shpërthen në kritika

“Shaka” me dosjet Epstein në Për’Puthen? Publiku
Foto: Për'Puthen / Top Channel

Një moment i transmetuar në “Për’Puthen” ka ndezur reagime të forta në rrjet. Në program, njërit prej konkurrentëve iu bë një rreng, duke pretenduar se emri i tij ishte gjetur në dosjet Epstein, një çështje që prej kohësh është në qendër të diskutimeve globale për shkak të akuzave dhe të dhënave tronditëse që lidhen me abuzimin dhe trafikimin e të miturve.

Edhe pse situata u paraqit si një “lojë” brenda formatit, publiku nuk e priti aspak mirë. Në komentet në Instagram, jo pak ndjekës e cilësuan të papërshtatshme përdorimin e një teme kaq të ndjeshme për një rreng. “Nuk bëhen shaka me tema të tilla”, shkruan një komentues. Një tjetër shton: “Ç’ka për të qeshur kur flitet për fëmijë të përdhunuar dhe torturuar?”

Të tjerë e konsideruan momentin si mungesë ndjeshmërie, duke theksuar se rasti Epstein nuk është thjesht një trend, por një çështje e rëndë që përfshin viktima reale dhe histori traumatike.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga produksioni lidhur me kritikat.

“Shaka” me dosjet Epstein në Për’Puthen? Publiku
“Shaka” me dosjet Epstein në Për’Puthen? Publiku

Termi dosjet Epstein i referohet një arkive masive prej më shumë se 6 milionë faqe dokumente, fotografi dhe komunikime të lidhura me hetimin e Jeffrey Epstein, rrjetin e tij shoqëror dhe aktivitetet që lidhen me abuzimin seksual dhe trafikimin e viktimave, kryesisht të mitur.

Këto dokumente janë mbledhur nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë së SHBA (DOJ) si pjesë e një hetimi që zgjati dekada dhe që përfshijnë materiale nga vëzhgimet, komunikimet, regjistrat e fluturimeve dhe provat ligjore që lidhen me Epstein dhe bashkëpunëtorët.

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

Epstein Files "Joke" in Për'Puthen? The Public Explodes with Criticism

“Shaka” me dosjet Epstein në Për’Puthen? Publiku
Photo: Per'Puthen / Top Channel

A moment broadcast on "Për'Puthen" has sparked strong reactions on the network. On the program, one of the contestants was pranked, claiming that his name had been found in the Epstein files, an issue that has long been at the center of global discussions due to the allegations and shocking data related to the abuse and trafficking of minors.

Although the situation was presented as a "game" within the format, the audience did not receive it well at all. In the comments on Instagram, quite a few followers considered it inappropriate to use such a sensitive topic for a joke. "You don't joke about such topics," writes one commenter. Another adds: "What's there to laugh about when talking about raped and tortured children?"

Others considered the moment insensitive, stressing that the Epstein case is not just a trend, but a serious issue involving real victims and traumatic stories.

So far, there has been no official response from the production regarding the criticism.

The term Epstein files refers to a massive archive of more than 6 million pages of documents, photographs and communications related to the investigation of Jeffrey Epstein, his social network and activities related to the sexual abuse and trafficking of victims, mostly minors.

These documents were collected by the FBI and the US Department of Justice (DOJ) as part of a decades-long investigation that includes surveillance footage, communications, flight logs and forensic evidence related to Epstein and associates.