Ata kanë qenë të lidhur bashkë për një periudhë të shkurtër në vitin 2011-të. Por duket se Serena William dhe Drake kanë rizgjuar romancën e tyre pasi të dy janë parë duke darkuar në një restorant modern në Cincinnati të dielën, vetëm pas orë pasi Williams fitoi turneun e shoqatës së tenisit për gra.
Në njërën prej fotove të shkrepura nga një fans, 33-vjeçarja Williams shihet e ulur shumë pranë Drake ndërsa i përshpërit diçka edhe në vesh. Një i pranishëm i tha TMZ se çifti nuk mund t'i mbanin dot duart dhe buzët larg njëri-tjetrit.
Një burim ka thënë se ndonëse publikisht ata thonë se janë miq, Drake jo vetëm që ka qenë në krah të Serenës përgjatë turneut të tenisit por kur ata i largoheshin syrit të publikut dhe zgjidhnin të relaksoheshin bashkë. Këtë e dinë mirë edhe njerëzit më të besuar të sportistes, shton burimi.
Madje 28-vjeçari ishte në qendër të tribunës kryesore ditën kur Serena ngriti trofeun e Wimbledon, për herë të gjashtë.
Drake and Serena kanë qenë të lidhur më herët në vitin 2011, por reperi u kap mat me modelen Dollicia Bryan, në 2012-ën. Pas ndarjes së tyre, tenistja tha: “Unë bëj gabime, si çdo njeri tjetër. Por fundi i lidhjes sime të fundit ishte shumë i dhimbshëm për mua”. Në 2013-ën, Drake i kushtoi edhe disa vargje Serenës në këngën e tij 'Worst Behavior'
Burimi: DailyMail