Showbiz

Selvije Jao flet pas homazhit të mbajtur për Shpat Kasapin në BBVA

Selvije Jao flet pas homazhit të mbajtur për Shpat Kasapin në
Foto: Top Channel / Instagram

Mbrëmjen e djeshme, gjatë puntatës së parë të “Big Brother VIP Albania 5”, u mbajt një homazh i shkurtër për këngëtarin e ndjerë Shpat Kasapi, i cili ishte një nga emrat që do të bëhej pjesë e këtij edicioni, por u nda nga jeta para nisjes së reality show-t.

Selvije Jao, partnerja e Shpatit dhe nëna e djalit të tij, ndau pamje nga homazhi në Instagram Story, të shoqëruara me një mesazh personal.

Selvije Jao flet pas homazhit të mbajtur për Shpat Kasapin në

Në tekstin e publikuar, Selvije shkruan se kur Shpati kishte qenë duke e konsideruar hyrjen në “Big Brother”, e kishte diskutuar me të dhe i kishte bërë pyetjen nëse ajo do të mund ta përballonte mungesën e tij dhe të kujdesej e vetme për djalin e tyre, Roelin, gjatë kohës që ai do të ishte në shtëpi.

Selvije shton se në atë moment i ishte përgjigjur me shaka – duke i thënë “patjetër...do të të kem 24/7 para syve” – por se më pas jeta mori një tjetër rrjedhë nga ajo që kishin menduar.

Në mesazhin e saj, ajo ndalet te mungesa e Shpatit dhe te përditshmëria me djalin e tyre, duke e mbyllur me fjalët se ai i mungon më shumë sesa mund ta shprehin fjalët.

Selvije Jao flet pas homazhit të mbajtur për Shpat Kasapin në

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Selvije Jao speaks after the tribute held for Shpat Kasap at BBVA

Selvije Jao flet pas homazhit të mbajtur për Shpat Kasapin në

Last night, during the first episode of "Big Brother VIP Albania 5", a short tribute was held for the late singer Shpat Kasapi, who was one of the names that would be part of this edition, but passed away before the start of the reality show.

Selvije Jao, Shpati's partner and mother of his son, shared footage from the tribute on Instagram Story, accompanied by a personal message.

Selvije Jao flet pas homazhit të mbajtur për Shpat Kasapin në

In the published text, Selvije writes that when Shpati was considering entering "Big Brother", he had discussed it with her and asked her if she would be able to cope with his absence and take care of their son, Roel, alone while he was at home.

Selvije adds that at that moment she had responded jokingly - saying "definitely...I'll have you in front of me 24/7" - but that then life took a different course than they had thought.

In her message, she dwells on Shpati's absence and her daily life with their son, closing with the words that she misses him more than words can express.

Selvije Jao flet pas homazhit të mbajtur për Shpat Kasapin në