Showbiz

Ngatërroi emrin e konkurrentit të eliminuar në BBVK? Reagon Jonida Vokshi

Ngatërroi emrin e konkurrentit të eliminuar në BBVK? Reagon

Jonida Vokshi vijon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë me një tjetër moment të komentuar.

Gjatë prime-it të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, pas përfundimit të televotimit, u njoftua largimi i konkurrentit Toney nga shtëpia.

Pas transmetimit, në rrjete sociale qarkulluan pamje nga momenti i shpalljes së rezultatit, të cilat u komentuan nga ndjekës të ndryshëm. Disa prej tyre interpretuan se moderatorja Jonida Vokshi mund të ketë ngatërruar emrin gjatë këtij momenti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andi Vrapi (@andiivrapi)

Në përgjigje të këtyre komenteve, Jonida reagoi në Instagram, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë ngatërrim emrash gjatë shpalljes së rezultatit. Ajo theksoi se procesi i televotimit është i rëndësishëm dhe se shpallja e rezultateve bëhet me përqendrim maksimal.

“Televotimi është një moment kyç në një reality dhe kurrë nuk ngatërroj asnjë emër,” – u shpreh ajo.

Ngatërroi emrin e konkurrentit të eliminuar në BBVK? Reagon

Në vijim, moderatorja shtoi se “po i pëlqen ky viralitet” dhe hera-herës mendon se çfarë të bëjë që të bëhet sërish virale. (Mjafton të mos lexosh skaletën Jonida dhe...).

Një ditë pas largimit nga shtëpia, Toney u shfaq sërish në ekran, këtë herë në një ambient të izoluar të quajtur “Shtëpia Kapsulë” dhe me gjasë do të vazhdojë në një moment të dytë rrugëtimin në reality show. Pamjet u publikuan nga faqja zyrtare e BBVK në Instagram. Kjo ngriti edhe më shumë dyshimet se Toney nuk ishte konkurrenti i eliminuar i mbrëmjes.

Ngatërroi emrin e konkurrentit të eliminuar në BBVK? Reagon

REELS

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili