
Selvije Jao, nëna e djalit 3-vjeçar të Shpat Kasapit, postoi në Instagram mbi ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit. Ajo u shpreh se Shpati "ndërroi jetë në krahët e saj".
“Ndërrove jetë në krahët e mi o jetë…Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Aa jemi lodhur, sa jemi stresuar…dhe askush nuk e di," shkruan ajo. "Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur ‘babi’…nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty."
Në vijim, shton:
"E le Roelin jetim, o Shpat…Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më? Më thoje gjithmonë se do të më doje derisa vdekja të na ndante…por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet…Allahu të deshi pranë vetes, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”
Shpat Kasapi u nda nga jeta ditën e sotme, në moshën 40-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

