Sam Asghari ka folur për martesën e tij fatkeqe me Britney Spears, duke thënë se “kujdestaria” (status ligjor në të cilin gjykata cakton një person për të menaxhuar punët financiare dhe personale të një të mituri ose personi të paaftë) e saj ishte "gjëja më e çuditshme" me të cilën ai u detyrua të përballej.
Aktori rrëfeu se fillimisht priste që fama kolosale e artistes të ishte pengesa më e madhe me të cilën do të duhej të përballej.
“Një ditë fillova të mësoj se çfarë është ‘kujdestaria’ dhe atëherë thashë: 'Prit një minutë. Mendova se jam në Amerikë. Çfarë do të thoni që dikush mbi moshën 18 vjeç ka nevojë për leje nga prindërit e tij?'” tha Asghari në podcast-in e Kate dhe Oliver Hudson, “Sibling Rivalry”.
"Kjo ishte gjëja më e vështirë dhe më e çuditshme që kam parë në jetën time."
Aktori tha se “gjëja më e mirë” që mund të bënte për këngëtaren 43-vjeçare në atë kohë ishte ta mbështeste atë.
“Mendoj se gjëja më e mirë për të bërë ishte të ofroja mbështetje në atë moment dhe kjo është ajo që bëra, ofrova aq sa munda,” tha ai.
“Kjo ishte përvoja ime në jetë që më duhej ta kaloja me shumë qetësi, sepse nëse bën diçka të gabuar, thua gjënë e gabuar…”
Në të vërtetë, Asghari mbështeti nënën e dy fëmijëve gjatë lëvizjes "Free Britney", ndërsa ajo luftoi për t'u çliruar nga “prangat” e një kujdestarie të ashpër të mandatuar nga gjykata, që kontrollonte çdo aspekt të jetës së saj për 13 vjet dhe ishte udhëhequr nga babai i saj, Jamie Spears.

Spears ishte nën këtë kontroll nga viti 2008 deri në përfundimin e tij në nëntor 2021.
Dyshja, të cilët u martuan në qershor 2022, njoftuan se ishin nisur për divorc në gusht 2023. Ata finalizuan divorcin e tyre në maj 2024.
Burimi: Page Six
Artikuj të sugjeruar: