Lifestyle

Sa ta shihni këtë pjatë, do çoheni me vrap ta bëni për darkë: E sigurtë!

 

Sa ta shihni këtë pjatë, do çoheni me vrap ta bëni
Vezë poshé në salcë pikante

Shënim: Receta është realizuar nga blogerja jonë e gatimit Jona Sulejmani, e cila çdo herë e më shumë do të pasurojë rubrikën tonë të Kuzhinës me pjata të veçanta dhe të thjeshta.

 

Të gjithë ne që gatuajmë vihemi përpara dilemave të ditës. Cfarë do të gatuajmë në drekë ?  Po mirë, ja dreka iku. Po për darkë cfarë do të sajoj ? Le të jemi realistë. Nuk është aspak e lehtë të jesh shefi i kuzhinës. Vaktet duhen të jenë të ndryshme nga njëri-tjetri dhe gjithmonë të shijshëm që cdo pjesëtar i familjes të mbetet i kënaqur.

Receta që do të ndaj me ju sot është një nga recetat e mia të preferuara. Kjo sepse unë i adhuroj erëzat dhe shijen e tyre unike në gatime. Dhe  për të gjithë ato si puna ime , kjo pjatë është një parajsë erëzash. Por mund dhe ta thjeshtëzoni duke përdorur erëzat që ju preferoni... Pjata e sotshme është një pjatë e lehtë, me shumë proteina  dhe pak kalori.  Në më pak se 40 minuta , të dashurit e mi do të keni gati një vakt të shijshëm dhe perfekt për darkën. Unë gjithmonë e shoqëroj me pite të bëra në shtëpi ose bukë të thekur dhe më besoni, të gjithë mbeten të ngopur dhe të kënaqur.


Përbërësit   për 4-5 persona janë :

Sa ta shihni këtë pjatë, do çoheni me vrap ta bëni

1 qepë mesatare , e grirë në  kubikë
3 thelpinj hudhra , të grira në rende
2 speca të kuq , të grirë në kubikë
1 spec djegës
6 vezë
400 gr domate të prera në kubikë
1 filxhan caji ujë
2 lugë vaj ulliri
1 lugë caji kumin
1 lugë caji piper i kuq i ëmbël
½  lugë caji rigon
1 lugë caji kripë
½ lugë caji piper i zi
Majdanoz i freskët
Djathë i bardhë i thërrmuar

Përgatitja:

Në një tigan të thellë , hedhim vajin e ullirit dhe sapo të ngrohet , shtojmë qepën , hudhrën, specat e kuq dhe specin djegës (të grirë dhe pa fara).

Sa ta shihni këtë pjatë, do çoheni me vrap ta bëni

I skuqim për rreth 7 minuta derisa të zbuten plotësisht dhe të marrin ngjyrë kafe.

Sa ta shihni këtë pjatë, do çoheni me vrap ta bëni

Shtojmë domatet , ujin dhe të gjitha erëzat me rradhë. Mua më pëlqen të përdor dhe lëng pule për një shije më të vecantë. Gjithmonë të bërë vetë në shtëpi. (Do t’ju flas njëherë tjetër si ta bëjmë lëngun e pulës apo mishit në shtëpi).

Sa ta shihni këtë pjatë, do çoheni me vrap ta bëni

Sa ta shihni këtë pjatë, do çoheni me vrap ta bëni

E lëmë të ziejë me zjarr të ngadaltë për rreth 20 minuta. Më nje lugë druri , hapim vend për vezët dhe i hedhim.
I lëmë të gatuhen me kapak për 6-7 minuta nëse i doni poche ose më shumë minuta nëse të verdhat i doni të gatuara mirë.

Sa ta shihni këtë pjatë, do çoheni me vrap ta bëni

E heqim nga zjarri. Hedhim  sipër majdanoz të fresktët të grirë hollë dhe djath të bardhë të thërrmuar.

Sa ta shihni këtë pjatë, do çoheni me vrap ta bëni

E servirim me pite ose me bukë të thekur !

Sa ta shihni këtë pjatë, do çoheni me vrap ta bëni

Ju bëftë mirë !
Kjo recetë ka një kosto prej 500 lekësh.

Këshilla:

Nëse ju pëlqejnë ushqimet pikante , mund ta shtoni dozën e specit djegës. Në të kundërt , mos hidhni spec djegës. Mund të përdorni erëzat qe ju pëlqeni. Për lehtësi , unë përdor domate të konservuara të prera në kubikë. Por ju mund të zgjidhni midis aty të konservuarave ose të freskëtave.

REELS

Sa personalitete ke?

Hailey Bieber në YSL Show - Pranvere ‘26

Buqeta e dasmës për shenjën e 🐠

Java e Modës në Milano ✨

Bad Bunny është zyrtarisht i konfirmuar si artisti i halftime show në Super Bowl LX, më 8 shkurt 2026 në Levi’s Stadium, Kaliforni. Benito Antonio Martínez Ocasio (i njohur si Bad Bunny) do të bëhet artisti i parë latin që udhëheq skenën më të ndjekur në botë. Këtë performancë ai ia ka dedikuar kulturës dhe popullit të tij, duke thënë: ‘This is for my people, my culture and our history.’ (Kjo është për popullin tim, kulturën time dhe historinë tonë). Ai ka fituar 3 Grammy, dhjetëra Latin Grammy, është artisti më i dëgjuar globalisht në Spotify prej vitesh, dhe tashmë do të sjellë reggaeton e trap në skenën e Super Bowl-it. 🎶🌍 Bad Bunny nuk e ka për herë të parë Superbowl-in. Ai ka qenë i ftuar te Shakira & J.Lo në vitin 2020, por tani është momenti i tij si protagonist. Super Bowl 2026 do të transmetohet në NBC dhe platforma të tjera ndërkombëtare.

Meet Valeria, një nga trajneret më të buzëqeshura të Sunride! Si është një klasë çiklizmi sipas saj? @sunride.al

🥺🥺🥺🥺🥺

Çfarë talenti ke?

Prifti e nxjerr jashtë nga kisha

Miranda Priestly bëri një paraqitje të papritur në sfilatën e @dolcegabbana këtë pasdite në Milano. Ajo nuk ishte parë për gati 20 vite në sfilatat e modës, por thuhet se po përgatit një ndryshim të madh për “biblën botërore të modës”.