Showbiz

Rudina Xhunga reagon ndaj Ledion Liços: ‘I ka hyrë vetja në qejf’

Rudina Xhunga reagon ndaj Ledion Liços: ‘I ka hyrë vetja

Dy javë më parë, një artikull në sajtin e menaxhuar prej Rudina Xhungës nervozoi Ledion Liçon, që reagoi ashpër në një postim publik (shiko këtu).

Shkrimi i “Dritare.net” ku argumentohej se Voice nuk ndiqet më, sepse Ledioni nuk shikohet më si moderator, por si partneri i Sara Hoxhës, nuk u prit aspak mirë nga Liço, i cili iu hakërrye me sarkazëm Rudina Xhungës në një postim në Instagram. “Rudina Xhunga shkruan keq, jo sepse mendon keq për “Top Channel”, por sepse ky i fundit e përcolli për në dritaren e fundit.”

Rudina Xhunga reagon ndaj Ledion Liços: ‘I ka hyrë vetja

E ftuar në “Tek Unë” me Arjola Shehun, Xhunga foli për herë të parë lidhur me “debatin” virtual. Në intervistën e publikuar dje, ajo u shpreh se nuk e gjykon këtë reagim të Ledion Liços, sepse ai është i vogël dhe “do të rritet e do të mësojë”, se sidoqoftë e ka xhan:

"Unë e mësova në mëngjes gjithë shpërthimin e tij, kur një mikeshë ma çon postimin dhe më pyet a do reagoja….Nuk më erdhi keq për atë shkrim. Ledioni është një çun i vogël, do rritet dhe do mësojë. Por gjithsesi unë Ledionin e kam xhan. Ai është një djalë i talentuar, ka qënë shpesh herë në shtëpinë time për drekë, kemi ndarë biseda dhe kemi qënë edhe shumë miq.”

Xhunga tregoi se kanë qenë miq dhe njihen mirë, dhe shton se nuk i shan miqtë e saj. E ndërsa përsërit se e ka shumë xhan Ledionin, kujton edhe se e ka ndjekur që kur ishte në fillimet e tij në Top Channel.

“E bëri siç duhet rrugëtimin e tij”, shprehet Rudina, “Tani, padyshim i ka hyrë vetja në qejf. Por sidoqoftë të gjithë bëjmë gabimet tona rrugës, ka kohë për t’u rritur.”

Sa për shkrimin, sqaroi se nuk mund të kontrollojë gjithçka shkruhet në median e saj online, e megjithatë pohon se të dhënat mbi ndjekshmërinë e Voice janë rezultate të një sondazhi.

“Ishte nje situatë e pakëndshme. Unë nuk hyj tek njerëzit që dua të bëj këtë lloj zhurme se nuk kam nevojë. Ai ishte një postim në website dhe të gjithë e dinë që kush është në krye të një website nuk mund të kontrollojë gjithçka. Megjithatë unë e kontrollova, ishte një sondazh. Nuk i qëndrova gjatë se e premtja është e mbushur me lajme showbiz-i, pra nuk m'u duk ndonjë gjë e rëndësishme.”

Pavarësisht sondazheve, Rudina Xhunga e mbështet argumentin e gazetares sepse thotë se prej kohësh nuk dëgjon të flitet më për “The Voice of Albania”.

“Unë i dhashë të drejtë gazetares, sepse në perceptimin tim… nuk dëgjojmë shumë për “Voice-in” dhe dihet se çfarë përbën lajm tani, pra nuk ishtë shumë e rëndësishme.”

Ndiqni intervistën në “IN Tv”:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb